Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi të martën katër ndeshjet e para për raundin e 17-të. Surpriza në fushë, me debutuesit e Holstein Kiel që i dhanë leksione dhe mposhtën 4-2 një ekip si Dortmund. Tri pikë për Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt dhe Uolfsburg.
Në Kiel, vendasit e Holstein turpëruan 4-2 Dortmundin. Vendasit u teguan më kërkues në fushë dhe ia dolën të merrnin fitoren e dytë këtë sezon. Holstein shënoi tre herë në pjesën e parë me Machino, Harres dhe Nernhardsson. Verdhezinjtë u përpoqën të reagonin në fraksionin e dytë dhe shkurtuan shifrat me Reyna dhe Gittens, ndërsa Arp në minutat shtesë "vulosi" rezultatin 4-2.
Në "BayArena" vendasit e Bayer Leverkusen fituan 1-0 kundër Mainz. Në këtë sfidë vendosi goli i Grimaldo në minutën e 48-të, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes në fushë ishte edhe Granit Xhaka.
Sukses edhe për Eintracht Frankfurt që bindi 4-1 kundër Freiburg. Edhe Uolfsburg nuk u kursye duke mposhtur 5-1 Monchengladbach.
Renditja: