“5 pyetje nga Babaramo”, Meta:
Objektivi im fitorja, jo posti

“5 pyetje nga Babaramo”, Meta:<br />Objektivi im fitorja, jo posti
TIRANE - I ftuar në studio në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në TV “A1 Report”, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, (foto) ka folur për zhvillimet politike në vend, takimin me Jonathan Moore, situatën në KQZ dhe fushatën zgjedhore. Meta tha se nëse KQZ-së nuk do t'i rikthehet integriteti, LSI nuk do të bëhet palë. Ndërsa shprehu besimin se 3 ligjet do të votohen.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se "diskutimet e vazhduara të ditëve të fundit për Ramën kryeministër apo Metën, janë një tregues i rrënimit të qeverisë aktuale".

Z. Meta keni zhvilluar sot një takim me drejtorin e DASH. Çfarë diskutuat në takimin me Jonathan Moore?

Çështjet kryesore që kemi diskutuar sot kanë të bëjnë pikërisht me miratimin e tre ligjeve ditën e enjte, sepse dihet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të interesuara për miratimin e tyre, kan qenë dhe një nder mesazhet e sekretares së shtetit Klinton në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe natyrisht dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor lidhur me ecurinë e deritanishme, çështja e KQZ-së etj.
 
Në deklaratën që bëri z. Moore pas takimit si me ju, si me z. Rama tha që kërkon një lloj garancie për një proces të rregullt. Ju mendoni se do të jetë një proces i rregullt zgjedhor?


Opozita është tepër e angazhuar që të kontribuojë për një proces të rregullt dhe të ndershëm. Opozita ka marrë pjesë në të gjitha nivelet e administrimit zgjedhor.
 
Edhe në KQZ?


Natyrisht që përderisa KQZ-ja përfaqëson një institucion të rrënuar, që nuk përfaqëson asnjë garanci për integritetin e këtij institucioni, opozita nuk ka arsye të bëhet palë në këtë dhunim, por kjo nuk e ka penguar të jetë një pjesë mjaft konstruktive e gjithë procesit tjetër në këtë rrënim, sepse në fund të fundit zgjedhjet realizohen në qendrën e votimit dhe njëkohësisht më pas në qendrat e votimit dhe në komisionet zonale. Opozita ka marrë dhe do të marrë pjesë në gjithë këtë proces dhe do të japë kontributin maksimal për të garantuar integritetin e këtij procesi.
 
A ju ofroi ndonjë skemë kompromisi për KQZ-në z. Moore?

Nuk kemi diskutuar për ndonjë formulë të posaçme, sepse kuptohet që kjo është një çështje që i takon dy palëve, për të rivendosur konsensusin dhe besimin për çështjen e KQZ-së, besim dhe konsensus që u cenua, bashkë edhe me kodin, pas veprimit arrogant të mazhorancës për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së.
 
Z. Berisha ka ofruar dy opsione. E para që të sillni tre emra të tjerë ju si opozitë, të zëvendësoni emrat vakantë, dhe e dyta që ata që kanë dhënë dorëheqjen të rikthehen sepse dorëheqja e tyre nuk është certifikuar nga KQZ?


Dorëheqjet e tyre janë individuale. Ndërsa përsa i takon çështjes së rikthimit të besimit te KQZ-ja, kjo mund të ndodh vetëm nëse ka një reflektim të z. Berisha për atë që ndodhi.
 
Çfarë nënkuptoni me reflektim?


Në rast se ka një rishikim të kompozimit të KQZ.
 
PS, ka propozuar një formulë të tillë, ose të kthehet KQZ në gjendjen e tij të mëparshme, përshirë dhe z. Muho, ose të zgjidhen tre nga opozita, tre nga shumica qeverisëse dhe kryetari të zgjidhet me 84 vota, ju çfarë formule keni?

Kjo nuk është çështje formule. Kjo është çështje vullneti dhe konsensusi. Po në rast se njëra palë, shkaktarja e kësaj krize të KQZ-së, nuk është e hapur për të reflektuar por i kupton tre vende si vende pune që duhet ti plotësojnë përfaqësues të propozuar nga opozita, atëherë që këtu kjo çështje nuk funksionon. Ju e keni vënë re ne nuk kemi ndaluar shumë te kjo çështje sepse ne jemi të bindur që ajo ndërhyrje që ndodhi në KQZ vetëm se shpreh panikun e z. Berisha për rezultatin e zgjedhjeve dhe dëshirën e tij për t’ju imponuar në mënyrë të padrejtë dhe arrogante këtij procesi. Por absolutisht kjo çështje nuk ka të bëjë aspak me një shqetësim të opozitës lidhur me fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme dhe me kapacitet që ajo ka për të mbrojtur këtë fitore.
 
Atëherë nëse Berisha nuk tërhiqet, KQZ-ja do të vazhdojë të jetë me katër anëtarë?

Ta mbajë KQZ-në si të dojë. Në rast se nuk ka rikthim të integritetit të KQZ-së nuk ka arsye pse të bëhemi pjesë e kësaj që ka ndodhur.
 
Nga qëndrimi i z. Muho është kuptuar që ndoshta ju kërkonte të plotësonte vendet vakante apo ju tha të gjeni një formulë kompromisi?

Nuk dëshiroj të bëj publike bisedat të cilat janë të karakterit konfidencial por unë di të them që fakti që janë mobilizuar deri tani më shumë se 400 vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet e 23 qershorit, është një dëshmi e qartë e shqetësimit në rritje impenjimit të jashtëzakonshëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA dhe BE, për të monitoruar rreptësisht zgjedhjet e 23 qershorit. Unë besoj se kjo nuk do të kishte ndodhur në rast se nuk do të kishim pasur këtë problem, që u krijua me KQZ-në.
 
Ju e keni shqetësimin që mund të manipulohen zgjedhjet?

Unë e shoh të pamundur, por përpjekjet e mazhorancës edhe nëpërmjet ndërhyrjes që u bë ndaj KQZ-së dhe të tjera, si për të përfshirë shërbimin informativ, policinë etj, natyrisht që nuk janë tregues pozitivë të vullnetit të qeverisë për të mos ndërhyrë në këtë proces. Por asgjë nga këto nuk na pengon që të arrijmë objektivat tona. Të jeni të bindur, që qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të japin votën e tyre në mënyrë të fshehtë, të tregojnë vullnetin e tyre dhe të kontribuojnë për një Shqipëri, e cila ecën në mënyrë të pandalshme drejt BE-së duke nisur nga 24 qershori.
 
Që të ecet përpara drejt BE-së duhet të miratohen tre ligjet apo jo?

Unë besoj se ato do të aprovohen dhe do të ishte një gjë shumë pozitive edhe relaksimin e fushatës elektorale. Tre ligjet me propozimin që ato të hyjnë në fuqi në shtator do të votohen pa dyshim.
 
Z. Berisha ka thënë që nuk i voton me kushte.

Ka një konfuzion në deklaratat e tij, por unë besoj se për këtë arsye ka thirrur parlamentin se përndryshe nuk do të thërriste.
 
Ju si LSI çfarë do bënit nëse nuk do ta votonte?

Nuk duam ta paragjykojmë. Shpresojmë, që të mos ndërrojë mendje dhe ju lutem mos e përsërisni më këtë gjë, sepse mund t’ia ktheni mendjen. Kjo është mundësia e vetme që i ka mbetur për të kontribuar për miratimin e tre ligjeve.
 
Po përsa i përket amnistisë fiskale, një tjetër kusht?


Kjo është një çështje tjetër. Nuk kemi pse të kushtëzojmë çështjen e tre ligjeve me çdo çështje tjetër konkrete. Çdo çështje duhet studiuar në mënyrë specifike. Çështja e tre ligjeve nuk ka asnjë arsye që të kushtëzohet nga çdo çështje tjetër.
 
Z. Meta, e keni ambicien për të qenë për herë të tretë Kryeministri i vendit?


Fakti që e djathta është kaq e angazhuar në debatin se kush do të jetë Kryeministër nga e majta është tregues i kapitullimit të tyre, pra që e kanë pranuar që z. Berisha do të vazhdojë të mbajë detyrën deri më 23 qershor dhe më pas i takon së majtës për të formuar qeverinë si produkt i një mazhorancë të re që do të lindë me votën e shumicës së shqiptarëve më 23 qershor. Për pyetjen tuaj më specifike mund t’ju them se objektivi im kryesor dhe i LSI-së është fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane më 23 qershor, realizimi i një ndryshimi, i cili e forcon stabilitetin e vendit dhe që krijon një bazë objektive për një frymë më të gjerë bashkëpunimi në vend, ndryshe deri më tani ku si rezultat i konfliktualiteti dhe i dëshirës për të vënë njëri-tjetrit në pozitë sa më të vështirë kemi pasur këtë ngërç, i cili ka sjellë vonesa edhe në çështjen e integrimit, por edhe probleme të tjera të cilat reflektojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. 
 
Para se të nënshkruhej marrëveshja midis LSI-së dhe PS-së në Shkodër, a ka një marrëveshje jo publike para saj?

Nuk ekziston ndonjë marrëveshje. Unë kam dëgjuar shumë legjenda, se kur është bërë marrëveshja është firmosur dhe është çuar në një kasafortë diku. Nuk ekziston asgjë e tillë. Unë mendoj se kjo ka qenë një marrëveshje me vullnet të mirë për të rivendosur një ekuilibër politik në vend, për të sjellë një ndarje të pushteteve në vend, për të pasur një demokraci sa më të shëndetshme, sa më funksionale. Njëkohësisht ka qenë një detyrim duke qenë se edhe LSI-ja është një forcë e majtë për t’i dhënë një shans së majtës e cila ka qenë shumicë dhe do të jetë  përsëri shumicë që të mos qëndrojë në opozitë në mënyrë të padrejtë.
 
E keni diskutuar me Ramën se kush do të jetë kryeministër pas ardhjes në pushtet?

Nuk kemi hyrë në çështje konkrete. Por unë mendoj se çdo çështje ka të bëjë me respektin për votën e qytetarëve shqiptarë dhe në përputhje me rregullat e demokracisë, ka Kushtetutë dhe votë.
 
Çfarë parashikon Kushtetuta?

Kjo është një çështje tjetër. Kushtetuta tregon në mënyrë të qartë, sesi ndërtohet dhe formohet qeveria e re. Nuk do të ketë besoj asnjë problem serioz për të vazhduar këtë marrëdhënie konstruktive, që nga marrëveshja e Shkodrës edhe më pas për të përfunduar të gjitha marrëveshjet me Brukselin brenda tetë viteve për ta kurorëzuar me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
Të gjitha sondazhet tregojnë se fiton e majta mirëpo Partisë Socialiste i duhen edhe votat e LSI-së për të formuar qeverinë. Ju do ja jepnit votën tuaj z. Rama për të krijuar qeverinë si kryeministër?

Unë mendoj se qeveria pas 23 qershorit do të jetë një qeveri e përbashkët e të gjithë opozitës së sotme, ndoshta duke i shtuar edhe elementë të tjerë, dhe në këtë kuptim nuk bëhet fjala për qeverinë e këtij apo qeverinë e atij, por bëhet fjalë për një produkt të vullnetit të shumicës së qytetarëve shqiptarë.
 
Pra do të ketë negociata mes jush dhe z. Rama se kush do të jetë kryeministër?

Kjo nuk duket se është një çështje kaq e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është të ecet drejt një qeverie, e cila përballon me energji dhe dinamizëm problemet më akute ekonomike, sociale që ka krijuar qeverisja aktuale.
 
Në qoftë se z. Berisha i duhen votat e LSI-së për të krijuar shumicën dhe ju ofron postin e kryeministrit, ju do e pranonit?

Mendoj se kjo është një pyetje pa vend, sepse duke u pozicionuar për koalicionin parazgjedhor jemi të pozicionuar edhe për koalicionin paszgjedhor dhe njëkohësisht nuk ka qenë dhe nuk mbetet një problem kaq serioz për mua çështja e realizimit të marrjes së një funksioni të tillë, për më tepër mos harroni që unë këtë detyrë e kam pasur shumë kohë më parë. E rëndësishme është që vendi të realizojë ndryshimin që pritet dhe që do të ndodhë në mënyrën më civilizuese, larg konflikteve të panevojshme, të cilat mund të dëmtonin imazhin e zgjedhjeve dhe të hyjmë në një frymë të re bashkëpunimi në gjithë jetën politike shqiptare pas 23 qershorit.
 
Thatë që qeverisjen mund ta shtoni me elementë të tjerë. Çfarë nënkuptoni me këtë?

Dua të theksoj se kemi një front opozitar shumë të gjerë por natyrisht që në të gjithë këtë spektër politik ka edhe elementë të tjerë që nuk janë përfshirë në këtë front opozitar apo në këtë koalicion, por që mund të kontribuojnë pozitivisht në të ardhmen për të përmirësuar qeverisjen e ardhshme.
 
Kush janë këta?

Këtë do ta tregojë vota e 23 qershorit.
 
Janë protagonistë të së majtës që nuk janë përfshirë në listat për deputetë?

Nuk dua të hyj më tej në këtë çështje por ideja është për një qeveri sa më gjithëpërfshirëse.
 
Këta elementë të rinj që ju thoni se do të hyjnë a mund të jenë një pikë kontakti një pikë konsensusi e formimit të qeverisë, një kryeministër dhe i PS-së dhe i LSI-së?

Qeveria nuk ka nevojë të ketë dy kryeministra sepse nuk ekziston asnjë arsye për këtë gjë. nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë. I vetmi shqetësim thjeshtë është një engledisje e cila ka përfshirë mazhorancën aktuale e cila e bindur se do të humbasë thjesht kërkon të kalojë këto ditë të fundit në mazhorancë duke u përqendruar më shumë se sa duhet në këto elementë.
 
Kemi shumë precedentë. Kemi precedentin e Italisë, Bersani fitoi mirëpo i duheshin votat e Berluskonit për të kaluar votëbesimin në Senat. Nuk arriti ta marrë dhe un u gjet një tip konsensusi që ishte Letta. A mund të kemi një situatë të tillë pas 23 qershorit?


Nuk besoj se do të kemi një situatë të tillë sepse koalicioni do të ketë një mazhorance bindëse.
 
E kisha fjalën mes PS-së dhe LSI-së?

Marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së janë tepër konstruktive dhe do të jenë më tepër konstruktive pas zgjedhjeve.
 
Pra nuk do ta kushtëzoni z. Rama për të qenë ju Kryeministër dhe për të krijuar ju qeverinë?

Po harxhojmë shumë kohë për një çështje, që nuk më duket kaq e rëndësishme, madje do të thosha që nuk është ky problemi kryesor i askujt dhe as i atyre që do të votojnë për këtë mazhorancë të re. Ata kërkojnë ndryshim, ata kërkojnë një rritje përgjegjshmërie nga e majta në radhë të parë që peshën kryesore politike dhe të gjithë elementët e tjerë opozitarë. Dhe ne të gjithë do t’i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese.
 
Ka një garë mes strukturave të PS-së, të cilët pas deklaratave të z. Naço artikulojnë gjithnjë e më shumë e gjithnjë e më fort “Rama kryeministër”, por ndërkohë në mënyrë konsistente përfaqësues të LSI-së thonë se “ne duam Metën Kryeministër”...


Nuk ekziston një garë e tillë. Secili ka dëshirën e tij dhe kjo është motivuese për anëtarët, për simpatizantët. Gara e vërtetë është me mazhorancën e z. Berisha dhe kjo garë do të fitohet bindshëm.
 
Jam shumë kurioz sepse ju këmbëngulët për të mos shfaqur elementët e rinj, për të mos i bërë publikë, mirëpo me lejoni të këmbëngul sepse pak a shumë e njohim realitetin shqiptar dhe nuk arrijmë të ravizojmë se kush mund të jenë këta elementë të rinj?


Unë nuk dëshiroj që t’i ekspozoj përpara kohe dhe e theksova se të gjithë elementët e tjerë, duke parë dhe duke dëgjuar atë që do të thonë shqiptarë më 23 qershor.
 
Mund të jenë elementë që janë pjesë e mazhorancës, të cilët mund të kalojnë në anën tjetër apo çfarë?

Nuk dëshiroj të hyj në detaje sepse mendoj se do të ishte e parakohshme.
 
Gjithsesi, nuk ma dhatë përgjigjen nëse do t’ia jepnit pa kushte votën Edi Ramës për t’u bërë Kryeministër..

As kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Për ne është e rëndësishme një mazhorancë dhe një qeveri e angazhuar për të përballuar problemet më të mprehta ekonomike dhe sociale të vendit dhe e dytë për të përshpejtuar reformat e integrimit evropian të vendit. Por ne nuk kemi paragjykime të tilla që të përjashtojmë cilindo që hap një perspektivë pozitive për vendin, ku e gjejnë veten të gjithë të rinjtë progresistë.
 
Rama a është një i tillë?


Përse jo.
 
Ju dhe PS keni programe të ndryshme. Por a ka një program të përbashkët në koalicionin e përbashkët aktual?
 
Mendoj se ka të përbashkëta, por ne kemi prioritetin tonë punësimin. E kanë të gjitha forcat politike, por ne gjithçka e shikojmë në funksion të punësimit.
 
E pranoni ju taksën progresive?
 
Kjo është çështje tjetër. Të përqendrosh debatin taksë e sheshtë-taksë progresive do të thotë të bësh debat me karakter ideologjik, ndërkohë që problem kryesor është rritja e investimeve në vend. Ka shumë instrumenta me të cilat shteti ndikon për të mbrojtur shtresa të caktuara. Ajo që kam theksuar me forcë, se për sa i takon fitimit, Shqipëria nuk duhet të përkeqësojë pozitën e saj konkurruese në raport me tërheqjen e investimeve në rajon. Ne kemi 10% sikurse vendet e rajonit, nëse do pësonte rritje do ishte mesazh inkurajues.
 
PS e ka modifikuar taksën progresive, e quan jo më taksë mbi fitimin, por mbi dividentin, mbi atë çfarë çon në shtëpi sipërmarrësi.
 
Aktulisht nuk shoh asnjë arsye për të mos konverguar më pas me një politikë tepër konstruktive, të arsyeshme dhe efiakse të taksimit.
 
3 muaj më parë programin mbi shëndetësinë një aventurë.
 
Do diskutohet, një problem është financimi tepër i ulët dhe kërkon financimeve më të mëdha do diskutohet për gjetjen e burimeve, edhe pse vend i vogël kemi financim të lartë të këtij sistemi.
 
Do mbani të njëjtat portofole që keni pasur për të vijuar reformat, që ministrat tuaja kanë nisur?
 
Nuk është e rëndësishme. S’kemi pasur kohë për këtë, ka rëndësi program, një ekip sa më energjik, që sjell zgjidhje të shpejta.
 
Kush është ky ekip?
 

Po i bën tëgjitha pyetjet duke supozuar fitoren e 23 qershorit. Kjo më gëzon.

PD ka premtuar 250 mijë vende pune, PS 300, ju si LSI sa mendoni?
 
Ne nuk kemi premtuar kaq shumë, por besojmë se me politika të mençura dhe konkrete mund të arrihet një rritje e shpejtë e punësimit në vend, duke pasur vërtet qëllim kryesor këtë. Kemi parashtruar gjithë sektorët e ekonomisë, ku mund të rritet më shpejt; në sektorët me intesitet më të lartë, ku përveç bujqësisë dhe agro-përpunimit kemi biznesin fason, turizmin, ku jemi ende mbrapa e me radhë.
 
Politika e taksave të synojë rritjen e punësimit. Në rast se në Kukës mësova se nga 4000 familje 2000 mbaheshin me asistencë sociale se s’kanë asnjë në punë, në një kohë të shkurtër mund të happen 500-600 vende pune, por duhen lehtësira fiskale për këtë.
 
Duke pasur parasysh krizën në Itali dhe Europë duhen parqe industriale. Për shkak të rritjes së taksave në vdnet e tyre, ka që duan të transferojnë aktivitete e tyre në vendin tonë, duke qenë se Shqipëria është afër Italisë, ka parametra pozitivë, Shqipëria mbetet e preferuar për të hapur biznes. Por duhen vendimmarrje nga ana e shtetit.

Nëse Partisë Socialiste i duhen edhe votat e LSI-së për të qeverisur, do t’ia jepni?
 
Mendoj se qeveria pas 23 qershorit, do të jetë qeveria e përbashkët. Në këtë kuptim nuk bëhet fjalë për qeverinë e këtij apo atij, por për një produkt të shumicës së qytetarëve shqiptare.
 
Do të ketë negociata për sa kohë Rama do të jetë kryeministër?
 
Është e rëndësishme të ecet drejt një qeverie që përballon me dinamizëm problemet akute që ka krijuar qeverisja aktuale.
 
Në qoftë se Berishës që ju ishit në koalicion, i duhen votat e LSI-së, ju do pranoni nëse ju ofron postin e kryeministrit?
 
Në kemi realizuar një koalicion parazgjedhor. Dhe nuk mbetet problem serioz për mua çështja e marrjes së një funksioni të tillë, duke mos harruar se unë e kam patur një detyrë të tillë. E rëndësishme është që vendi të realizojë ndryshimin që pritet dhe që do të ndodhë në mënyrën më civilizuese, larg konflikteve, dhe do të hyjmë në një periudhë të re qeverisje.
 
Çfarë kuptoni me elementë të tjerë të qeverisjes?
 
S’mund ta elaboroj për momentin, por mund të themi se ka elemente shumë të gjerë. Në këtë spektër politik ka elementë që nuk janë përfshirë në këtë front opozitar, por mund të kontribuojnë në të ardhmen.
 
Janë protagonistë të së majtës që nuk janë përfshirë në listat për deputet?
 
Nuk mund ta them këtë, por do të rezultojë pas qeverisjes se 13 qershorit.
 
A do ketë një kryeministër PS-LSI?
 
Nuk ka shqetësim për të patur 2 kryeministra, pasi Shqipëria nuk ka nevojë për diçka të tillë.
 
Kemi shumë precedentë të ngjashëm në Europë, për shembull në Itali. Me rastin Bersani që i nevojiteshin votat e Berluksoni, çka i dha pikë konsensusit për Letta-n?
 
Koalicioni ynë do të ketë një mazhorancë bindëse, pasi kemi bisedime konstruktive.
 
A ka një garë mes strukturave të PS që thërrasin gjithnjë e më shumë Rama kryeministër?
 
Nuk besoj se ekziston një garë e tillë. Secili ka dëshirën e tij, sa i takon simpatizantëve. Gara e vërtetë është me Berishën.
 
Ju këmbëngulët për të mos shfaqur elementët e rinj. Por cilët do jenë?
 
Nuk dëshiroj t’i ekspozoj para kohe. Kjo do ndikohet se çfarë do thonë zgjedhuesit.
 
Do t’i jepnit pa kushte votat e LSI-së Edi Ramës për t'u bërë kryeministër?
 
Kjo nuk është e rëndësishme, për ne e rëndësishme është një mazhorancë qeverisëse e aftë për të përballuar nevojat e vendit, dhe për të mundësuar integrimin në BE. Ne nuk kemi paragjykime të tilla, për të përjashtuar këdo që mbart një perspektive pozitive për vendin.
 
Rama është një i tillë?
 
Pse jo.

Çka po thoni për ekonominë dhe vizionin si përballohet kriza, dallohet se jeni i zhveshur nga koncepti ideologjik. Dukeni më shumë një i djathtë, sesa një i majtë. Pasi nëse shohim debatet e zhvilluara së fundmi, për shembull në Francë, e majta propozonte taksa të larta, ndërsa e djathta shprehej kështu si thoni ju.
 
Ne jemi në Shqipëri, ndërsa në Francë ka biznese të fuqishme që mund t’i taksosh. Në vendin tonë duhet të jemi shumë të vëmendshëm pasi mund të fusim në kolaps biznesin, edhe duke u nisur nga synime të mira. Duhet të dimë se situata e biznesit në Shqipëri është shumë e vështirë. Pasi ekonomia ka hyrë në një kolaps për shkak të borxhit të madh të papaguar, por që nuk publikohet në bilancet publike. Por kreditë e këqija janë rritur shumë dhe bankat kanë shtrënguar politikat e kreditimit. Dhe në parashikojmë që edhe si LSI, edhe si koalicion të japim një kontribut për të nxjerrë ekonominë nga kolapsi. Pas kësaj ekonomia do të marrë frymë më lirisht. Bankat do të jenë më të sigurta dhe më aktive, dhe bizneset do kapërcejnë këtë stres në të cilin ndodhen. Janë një sërë angazhimesh që do mundësojnë të kalohet ky ngërç, dhe në thelb mendoj se duhet të bëjmë politika sociale efektive.
 
Çfarë mendoni për skenarin grek, a mendoni se një qeveri e majtë siç i ndodhi Papandreut do të ketë pasoja të ngjashme?
 
Është një skenar i përjashtuar, dhe është një situatë e menaxhueshme pavarësisht vështirësive të saj. Por duhen marrë reformat e nevojshme.
 
PS thotë se duhet të luftohen monopolet. A ka monopole në Shqipëri?

Mendoj se politikat e hapjes së tregut janë më të mirat pasi garantojë siguri, konkurrencë dhe çmime më të lira për qytetarët.
 
Sa mendoni se do të jetë rezultati i zgjedhjeve sipas jush?
 
Mendoj se do të ketë 200 mijë vota diferencë, për koalicionin opozitar. Nuk mendoj se është një shifër euforike, mendoj se kjo shifër që unë theksoj vazhdimisht vjen më shumë nga ajo që unë prek në terren çdo ditë. LSI në të gjitha rezultatet është dyshifrore. LSI në çdo qark do të ketë të paktën një deputet. Ndërsa në tiranë sa të mundim. Diferenca do të jetë shumë bindëse. Mendoj se të gjitha parashikimet që bëhen në bazë të së kaluarës nuk i përshtaten realitetit të ri, dhe frymës së re që është krijuar, si dhe bilancit të qeverisë aktuale. Çdo ditë flitet për rrugë, por në të vërtetë nuk janë bërë aq sa thuhen. Ka ende akse rrugore në jug, si Berat-Çorovodë ende të papërfunduara. Ka probleme të mëdha dhe mbi të gjitha.
 
Po për procesin zgjedhor?
 
Është i realizueshëm një proces i qëndrueshëm. Unë mendoj se kjo zgjidhje duhet të jetë një prioritet kryesor, pasi pa këto zgjedhje nuk merr frymëmarrje ekonomia, biznesi.
 
A do kushtëzonit votat e LSI-së me qenien tuaj kryeministër?
 
Nuk ka asnjë arsye që të kushtëzojmë votat e qytetarëve për një ambicie. Shqipëria meriton të ketë një qeverisje të plotë demokratike, dhe jo të funksionojë si sot me gjysmë KQZ. Jemi vend anëtar i NATO-s, kemi rol të rëndësishëm në rajon, dhe duhet të punojmë për të ecur sa më shpejt në rrugën e procesit të integrimit.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare