Doktor Mekaj në fjalën e tij bëri një prezantim të detajuar të të gjitha shërbimeve që ofrohen në klinikën dentare, metoda që konsiderohen shumë moderne edhe në vendet më të zhvilluara europiane apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mund të gjeni shumë klinika dentare në Tiranë dhe Shqipëri, por klinika me të tilla shërbime dhe teknika moderne nuk do të gjeni në asnjë vend në rajon,” është shprehur në pritjen e bërë në hollin e spitalit, drejtoresha ekzekutive Maria Driva.
Klinika “Advanced Dental Center” do të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve dentare, për fëmijë dhe të rritur, duke vijuar kështu misionin e spitalit Hygeia që ka si synim kryesor kujdesin ndaj pacientit me çmime mjaft të arsyeshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)