ATHINE- Një përgjigje ndaj të gjithëve atyre që pretendonin se “Agimi i Artë”, me arrestimin e liderëve të tij po shkon drejt fundit, duket se është duke përgatitur lideri i organizatës neonaziste, Nikos Mihaloliakos.
Ndoshta kjo është përgjigjia për të gjithë ata politikanë apo gazetarë grekë, të cilët deklarojnë se me arrestimet e ditëve të fundit, “Agimit të Artë” i erdhi fundi.
Sikundër dihet me arrestimet e liderëve politikë e operative, pretendohet se organizata neonaziste po çrrënjoset nga skena politike greke, ndërkohë që njerëzit me pak mend e kuptojnë se e gjitha kjo ndoshta nuk është edhe aq realiste sa përpiqen ta shfaqin politikanët grekë.
Për aq kohë sa qeveria dhe politika dhe forcat demokratike në Greqi nuk do t’i ofrojnë popullit një perspektivë realiste e të mirë, “Agimi i Artë” dhe të gjitha organizatat e tjera ekstremiste do të vazhdojnë të tregtojnë e shfrytëzojnë dëshpërimin dhe zhgënjimin e popullit.
Pra për aq kohë sa shkaqet ngelen të pandryshuara, “Agimi i Artë” dhe të gjitha trajtat e tij do të vazhdojnë të ekzistojnë.
Kështu, burime të mirinformuara bëjnë të ditur se N. Mihaloliakos ka gati një plan për mbijetesën politike dhe prezencën aktive të Agimit të Artë në Greqi. Kjo konsiderohet si plani i kundërofensivës neonaziste dhe mendohet se ka kohë që po përgatitet, kur lideri neonazist dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e nuhatën se do të goditej ashpër “Agimi i Artë”.
Hapi i parë është ndryshimi i emrit të organizatës, i cili sipas informatave duket se është vendosur, në mënyrë që “liderët e mbetur” të cilët do të përbëjnë bërthamën e kësaj force politike, të mos jenë të rrezikuar për t’u arrestuar apo goditur menjëherë, kur “Agimi i Artë” të emërtohet edhe zyrtarisht si organizatë kriminale.
Bëhet e ditur se Mihaloliakos ishte në dijeni të veprimeve të qeverisë, por nuk e priste që në këto vendime do të përfshihej edhe arrestimi i tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
Sipas informatave, Agimi i Artë do të zbresë në zgjedhjet e ardhshme me një tjetër emër, që sipas gjasave do të jetë “Kundër të gjithëve”.
Bëhet e ditur se Mihaloliakos është befasuar nga vendosmëria e drejtësisë dhe e policisë për të kryer befasisht dhe në sinkronizim të plotë arrestimet. Kjo është edhe arsyeja që manifesti i parapërgatitur i Mihaloliakos, në lidhje me ndryshimet e mundshme në Organizatën neonaziste ngeli i papërfunduar. Kjo ndoshta është edhe arsyeja që zëvendëskryetari i “Agimit të Artë”, K. Papas, u vetëdorëzua 24 orë më vonë, pasi u dha penelatat e fundit projekteve dhe manifestit të liderit të tij.
Kjo gjë dëshmon se “Agimi i Artë” priste një goditje, jo të një shkalle të tillë dhe kaq direkte, por gjithsesi, organizata neonaziste po përgatitej të mbijetonte e të kundërpërgjigjej.
Sipas burimeve, me t’u shpallur “Agimi i Artë”, organizatë kriminale, do të ndryshohet emri (jo programi e as statuti) në partinë “Kundër të gjithëve”.
Ndoshta duhet pasur më tepër kujdes kur thuhet se “Agimi i Artë” “mori fund”.
“Agimi i Artë” do të marrë fund vërtet, atëherë kur politika greke të heqë dorë nga festimet dhe t’i japë popullit perspektivë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com