“Agroniada” mbrëmje Gala
për koreografin e madh

“Agroniada” mbrëmje Gala<br />për koreografin e madh
TIRANE- Mund të ishte duke bërë shfaqjen e sezonit artistik, por jeta e tij u shua nga një aksident fatal. Në marsin e vitit të shkuar koreografi Agron Aliaj ndërsa dilte më mbrëmje vonë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Tiranës, si kishte mbaruar edhe punën me provat e premierës së baletit “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” goditet rëndë nga një makinë dhe nuk mundi t’i mbijetonte këtij aksidenti. Mjeshtri nuk jeton më, por në kujtim të tij, me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Teatri i Operës dhe Baletit do të sjellë më 30 tetor mbrëmjen gala “Agroniada”. “Do të shfaqet një album koreografik nga krijimtaria e zgjedhur e mjeshtrit të koreografisë shqiptare Agron Aliaj”, shprehet koreografi Arjan Sukniqi, duke shtuar se “kjo shfaqje është simbolike për të kujtuar kontributin e madh të koreografit Aliaj”.

Dirigjenti Eno Koço i cili drejton orkestrën kujton me emocion bashkëpunimin dhe njohjen prej 50 vitesh me mjeshtrin Aliaj. Sipas Eno Koços që është edhe studiues i muzikologjisë: “Meritat e Koreografit Agron Aliaj bashkëpunëtorët e hershëm të tij i ndajnë në dy dimensione, ku ai njihet si balerin i shkëlqyer në fazën e parë dhe më pas del në pah gjenialiteti krijues si koreograf, i cili lëvroi gjini të ndryshme dhe i dha hov baletit klasik e modern shqiptar”. Solistët e TKOB-it e vlerësojnë Aliajn si profesor, koreograf dhe pasi shprehen se ia ndjejnë mungesën theksojnë se është një artist i papërsëritshëm i skenës shqiptare. Studiuesi Albert Janku e cilëson Aliajn si “mik të engjëjve” e për këtë i referohet një figure të përdorur në një vepër të Ismail Kadaresë që ka shkruar për balerinin Preljocaj. Solistët dhe trupa e baletit do të sjellin pjesët më pikante  të krijimtarisë së koreografit Aliaj si  “Shopen”, “Mjelma e zezë”,  “Endrra dashurie”, “Arrëthyesit”,  “Zhizel”, “Vdekja e mjellmës”, “Fausti”, “Lumi i vdekur” dhe “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”. Sukniqi gjatë provae shpreht se “Kjo mbrëmje gala me pjesë koreografike të Alijajt, iu bën mirë artistëve të rinj, të cilët nuk kanë pasur mundësi të interpretojnë pjesët e maestros”. Mbrëmja përkujtimore në nder të Mjeshtrit të madh të koreografisë shqiptare Agron Alijat do të mbahet me 30 tetor në skenën e Teatrit të Operës dhe baletit.
 
Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie