“Airport”, Salianji: Të enjten KQZ-së
duhet t'i rikthehet legjitimiteti

“Airport”, Salianji: Të enjten KQZ-së<br />
duhet t'i rikthehet legjitimiteti
TIRANE- Në emisionin “Airport” që drejtohet nga moderatorja Mira Kazhani mbrëmjen e sotme po diskutohet mbi situatën aktuale dhe ngërçin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe çfarë do të ndodhë me këtë institucion.
 
Duke qenë se na ndan më pak se një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Të ftuar në këtë emision janë Ylli Manjani, Sekretari për Çështjet Ligjore në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Klement Zguri, anëtar i KQZ-së, dhe Eridian Salianji, përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në pjesën e parë të emisonit kjo temë është diksutuar me anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Numri 5 është i nevojshëm për KQZ dhe sa kohë nuk ka 5 vota mund të quhet i paralizuar?
 
Anëtari i KQZ-së, Klement Zguri tha se “Është evident fakti që në këtë kohë ka një vëmendje të shtuar të faktorit ndërkombëtar, pasi e dimë që mënyra se si do zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri do të jetë kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”.
 
Do më duhet të ritheksoj se numri 4 është minimal, por brenda kërkesave të ligjit. Vota e 5 ka qenë një marrëveshje e partive politike për ta vendosur në veprim.
 
Zguri: KQZ operon me udhëzime dhe vendime, ndërkohë që aktet normative kanë karakter të përhershëm, kanë fuqi për gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Një pjesë e udhëzimeve ekzistojnë, pasi janë marrë vendimet në zgjedhjet pararendëse.

Në 2004 është tërhequr një anëtar tjetër, në një rast të ngjashëm si vendimi ndaj zotit Muho.
 
Zguri: Ligjvënësi ka pasur parasysh që mes dy parimeve është gjetur ai i balancës. Nuk është shumë korrekte për mua, por në respekt të pyetjes, kanë qenë dy arsye nga ajo që kam parë dhe s’kam pse gjykoj Kuvendin, një nga argumentet që Muho ka pasur një shkarkim të mëparshëm nga Presidenti i Republikës dhe sepse vendi i përkiste një personi tjetër, përcaktuar në ligj, Kodin Zgjedhor. Dy anëtarë nga pozita, dy nga opozita, një nga shumica parlamentare dhe tre i përkasin mazhorancës, tre opozitës…kryetari ka një formulë tjetër; ku çdo shtetas mund të konkurrojë…
 
Në Kodin Zgjedhor parashikohet dorëheqja, jo shkarkimi. Mos u nxitua mazhoranca?
 
Zguri: Dorëheqjet janë akte personale për logjikën time. Vendimi i Kuvendit pati dy arsye; e para ka të bëjë me balancat e KQZ-së mbi një parim qe nuk besoj se shkelet; ai i balancimit politik dhe momenti i dytë është për një masë ndaj zotit Muho nga Presidenti i Republikës. U prish gjithë balanca pas kalimit të LSI-së në opozitë, u bë dramatike, në të gjitha nivelet ruhej mazhoranca 4 me 3 dhe 3 me 2. Asnjë forcë politike nuk pranon të futet në proces zgjedhor me balanca të tilla.
 
A mund të shkohet në 23 qershor me 4 anëtarë?
 
Zguri: Shpresoj që politika të gjejë një zgjedhje për të plotësuar KQZ-në. Nuk mund të them se numri 4 i anëtarëve nuk është i ligjshëm. Por një KQZ e plotë rrit besimin e qytetarëve, politikanëve, ndërkombëtarëve.

Në pjesën e dytë të emisionit “Airport” në TV “A1 Report”, Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, Ylli Manjani dhe Eridian Salianji, përfaqësues i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën e krijuar në KQZ dhe ngërçin e krijuar me numrin e anëtarëve në këtë institucion.

Manjani tha se aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka humbur legjitimitetin. Nëse do të duam të bëjmë legjitime KQZ duhet ta diskutojmë këtë çështje. Pranë KQZ ka nja grupseksion të PD, që më pas i diskutojnë vendimet e tyre në KQZ me 4 anëtarë”.
 
Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji, “ata anëtarë që ikën kanë qenë pjesë e këtij komisioni, dhe në të nuk duhet të ketë ndasi mazhorancë, opozitë”.
 
“Ajo çka ndodhi me shkarkimin e një prej anëtarëve i dha një profil politik këtij institucioni. Më shkarkimin, ata e quajtën KQZ-në, KZAZ. Dhe balanca e KQZ-së u prish. KQZ tani funksionon më 4 anëtarë. Zgjedhjet mund të bëhen, por kërkohet legjitimitet. Siç thonë edhe ndërkombëtarët. Ligji i detyron anëtarët e KQZ të respektojnë ligjin, dhe jo të përfaqësojnë njërën palë politike. me këtë veprim, mazhoranca i njollosi ata duke i quajtur të PD-së”, tha ai.
 
Salianji tha se “kërkohet që ditën e enjte të riformatohet. Duhet t’i jepet një koncept juridik dhe ligjor institucionit. Mazhoranca duhet të deklarojë se ajo KQZ nuk është politike. ne nuk kemi bënë kusht emra, ne themi që të bëhet marrëveshja që t’i jepet legjitimitet institucionit”.
 
“Procesi i votimit realizohet në qendrën dhe kutinë e votimit, dhe vendimi që shpall fituese një forcë politike në një njësi e shpall KZAZ, deri në këtë fazë KQZ nuk ka ndikim. Ajo duhet të ruajë ecurinë normale të procesit”, theksoi Salianji.
 
Meta ka thënë se beson te komisionerët. Sa të rëndësishëm janë?
 
Ata janë të rëndësishëm, dhe për këtë nuk kemi shqetësim. Ka dy parti kryesore të koalicionit, që mbështesin njëri-tjetrin dhe jemi në një harmoni të plotë. Sidomos në kushtet, kur gjendemi përballe një pushteti që nuk njeh zgjedhje. I vetmi entuziast mediatik që flet për zgjedhje është Berisha. Vota po shitet me një thes miell. Kjo politikë i ka përçarë njerëzit, i ka varfëruar sa më shumë që të ketë mundësi që t’i diktojë”, tha Manjani.

Lidhur me procesin e numërimit elektronik të votave, Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, tha se "numërimi elektronik më parë ishte diçka e pastudiuar e paanalizuar ashtu siç duhet. Në rastin e Fierit procesi i numërimit elektronik nuk rezultoi i sukseshëm. Mirë do ishte që procesi të kishte rezultat, për të rritur transparencën e numërimit të votës. Por duhet të ketë një përqendrim më të madh të vëzhguesve për të monitoruar procesin e numërimit".
 
Ndërsa, përfaqësuesi i LSI në KQZ, Salianji tha se "çështja qëndron tek numri i madh i partive, në Kodin Zgjedhor është parashikuar që nëse nuk bëhet numërimi elektronik, të bëhet numërimi normal në një mënyrë të rregullt dhe transparente në Fier. Ky eksperiment duhet të bëhej për të dhënë një shembull për të gjithë Shqipërinë. Por në vend ka humbur besimi tek institucioni kryesor.  Në Tiranë janë dyfishuar qendrat e votimit. Numri maksimal i votuesve në një qendër votimi do të jetë 700. por KQZ do të ndërhyjë edhe në këtë proces. Pasi njësitë bashkiake duhet të njoftojnë zgjedhësit se në cilën qendër votimi duhet të drejtohen".
 
Salianji shtoi se një problem evident i zgjedhjeve të këtij viti mbetet mungesa e votuesve në lista. "Është detyrim ligjor që çdo zgjedhësi t’i shkojë në shtëpi numri i tij i votimit dhe adresa ku duhet të drejtohet. Janë rreth 400 mijë zgjedhës pa adresë, duke e dështuar procesin e njoftimit të zgjedhësve", tha Selianji.
 
Manjani theksoi rëndësinë që qytetarët të verifkojnë emrat në lista dhe qendrat ku do të votojnë "partitë politike përpiqen të njoftojnë kryesisht ata që janë votues të tyre. Nga verifikimet që po bëjmë kemi dyshime se kjo ndarje ka qëllime politike. disa votues ndahen një pjesë e familjes në një qendër, e pjesa tjetër në një qendër tjetër. Por verifikimet e emrit në listat e votimit, tashmë mund të bëhen edhe në internet, tek faqja zyrtare e KQZ-së".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare