E ftuara e radhës në emisionin “Rreze Dielli” ishte kryeredaktorja e ATSH-së, Flora Nikolla.

Megjithatë këtë herë ajo nuk u paraqit vetëm me këtë funksion. Që prej fillimit të muajit janar, Nikolla është duke ndërmarrë një projekt, i cili ka bëjë me vëzhgimin, hulumtimin e jetës së shqiptarëve të famshëm jashtë atdheut.

Projekti mban emrin e “Albania Excellence” dhe pritet që së shpejti të publikohet libri i parë me historitë e këtyre shqiptarëve.

Sipas Nikollës numri i këtyre personave dhe historive të tyre është mjaft i lartë çka do të çojë në botimin e vëllimeve të tjera.

Gjithashtu edhe shtrirja gjeografike është mjaft e larmishme duke prekur shtete si Franca, Italia Argjentina, Egjipti etj.

Nikolla gjithashtu u shpreh se kjo veprimtari ishte mjaft e dashur për të dhe se menjëherë ka gjetur përkrahjen e njerëzve.

Gjatë bisedës në studio u transmetuan edhe pjesë nga historitë njerëzore, të cilat ishin mjaft të veçanta dhe interesante për t’u ndjekur.

(xh.k/shqiptarja.com)