“Albanian Excellence” shpall
60 personalitetet e suksesshme

“Albanian Excellence” shpall<br />60 personalitetet e suksesshme<br /><br>
Albanian Excellence ka përzgjedhur 60 personalitet më të suksesshme për vitin 2017. U nderuan me këtë çmim 60 personalitete të vendit në të gjitha fushat, ne politikë, gazetari, biznes, art, shkencë e më gjerë.

Carlo Bollino është një gazetar model. Unë e kam pasur dhe do ta kem model në mënyrën e konceptimit dhe perceptimit, në mënyrën e trajtimit të lajmeve dhe dukurive shqiptare që kanë ndodhur pas viteve ‘90 e deri tani.

Propozimi që u bë nga bordi i Albanian Exsellence për të pasur Carlo Bollinon në këtë seri personalitetesh të këtij libri, u plotësua nga të gjithë, sepse është një shkollë e gazetarisë shqiptare, solli një frymë tjetër dhe vazhdon akoma të sjell një frymë tjetër me korrektesën që ai di të shkruaj dhe të transmetoj,” u shpreh Nikolla.

Në një mbrëmje Gala në Hotel Sheraton, për rreth katër orë rresht, janë prezantuar personazhet që Albanian Excellence ka përzgjedhur për vitin 2017.

U nderuan me këtë çmim 60 personalitete të vendit në të gjitha fushat, në politikë, gazetari, biznes, art, shkencë e më gjerë.

“Albanian Excellence” në vitin e saj të pestë falënderon në mënyrë të veçantë të gjithë ata që kanë lindur në vitet ‘60. Ka shumë rëndësi që ne të dimë të vlerësojmë njëri-tjetrin, të dimë të tregojmë mirënjohje për njëri-tjetrin.

Ky ishte mesazhi që ne donim të përcillnim, sidomos në vendin tone, kur antivlera “bërtet” më shumë se vlera,” tha Flora Nikolla.

Në një ceremoni të prezantuar në mënyrë origjinale nga Rezear Xhaxhiu dhe Arjeta Dhima, mes 60 personaliteteve si Vullnet Sinaj, politikan; Edmond Isaku, biznesmen; Antoneta Dhima, politikane; Anissa Markarian aktore, e më gjerë, një nga të përzgjedhurit është dhe Carlo Bolino për kontributin e tij në në gazetarinë investigative.

Ndërkohë që këtë çmim e kanë marrë edhe disa emra të njohur të gazetarisë si Rrezar Xhaxhiu, Rrezarta Reçi, Arben Manaj e të tjerë, presidentja e Albanina Exsellence, Flora Nikolla, shprehet për motivimin e përzgjedhjes së gazetarit Bolino.

a
Çmimi për gazetarin Carlo Bollino

Ceremonia e çmimeve ka vijuar me një galeri të tërë personazhesh.

Majlinda Keta, Petri Bozo, Luan Topçiu, Flutura Açka, Rita Petro, Ndre Gjini, aktorja e teatrit të Kukullave Shegueshe Bebeti, Sokol Fuga, Suzana Varvarica Kuka. Mes 60 personazheve të suksesshëm ishin edhe Vasil Tole, Iris Pojani, Klodeta Dibra, Laura Sota, inxhinierja Linda Shomo, Vlorian Vlashi, Entela Komino, Erestina Halili, Armand Peza.

Çmimet nuk kanë munguar edhe për Doklea Shtyllën, Dhimitra Misarin, Helidon Halitin, Arben Cicin, Drita Avdylin, Nora Malaj, Shkëlzen Markun, Sokol Fugën, Zamira Qiraxhiun në fushën e modës e më gjerë.

60 personalitete që kanë arritur sukses në Shqipëri dhe jashtë saj, ata që guxuan dhe i bënë ëndrrat e mëdha  realitet në tranzicionin e vështirë shqiptar pas viteve ‘90 do të bëhen edhe pjesë e një libri dixhital 50 me 50, realizuar nga Flora Nikolla.

[gallery]25106[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë