Kompania italiane e fluturimeve “Al Italia” dhe “Air One” do të mbulojnë destinacionet e “Belle Air”. Lajmi konfirmohet nga kompania “Alitalia” dhe “Air One”.
Kompania “Alitalia” ka shprehur gadishmërinë për të plotësuar nevojat e qyetarëve.
“Do plotësojmë nevojat e udhëtarëve të “Belle Air”. Mirëpresim pasagjerët që kanë blerë biletat para 22 nëntorit. Të gjitha nismat e reja do të komunikohen në vijim”, njoftohet nga kompania “Alitalia”.
Ndërkaq, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, është takuar ditën e sotme me përfaqësues të “Alitalia-s”. Sipas ministrit Haxhinasto, “Alitalia e gatshme të angazhohet në rast nevoje për pasagjerët e kompanisë “Belle Air”.
Ministri Haxhinasto shprehu vlerësim për gadishmërine e “Alitalias”, ndërsa theksoi se “Do bëjmë gjithçka që pasagjerët të mos kenë problem”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com