“Alitalia”, shërbime
për biletat “Belle Air”

“Alitalia”, shërbime<br />për biletat “Belle Air”
TIRANE- Gjatë një takimi të zhvilluar dje në zyrat e Ambasadës Italiane në Tiranë, kompania ajrore “Aitalia” do të njohë biletat e kompansë “Belle Air”, e cila pezulloi fluturimet e saj duke lënë me qindra udhëtarë  dhe klientë që kishin blerë bileta tek kjo kompani në mëshirë të fatit. Menaxheri Rajonal i kompanisë “Alitalia”, Marco Quagliarella, deklaroi se të gjithë ata që kanë blerë bileta të kompanisë “Belle Air” mund të udhëtojnë në destinacionet e tyre, duke përfshirë edhe Londrën dhe Brukselin, pasi të paguajnë një tarifë shtesë prej vetëm 72 eurosh.  Gjatë fjalës së tij ambasadori i italian, Massimo Gaiani, falenderoi Agjencinë e Aviacionit Civil të Shqipërisë për sigurinë dhe cilësinë e shërbimit që ofron.
 
Prioriteti
Kompania “Alitialia” iu përgjigj menjëherë thirrjes së Qeverisë shqiptare për të ndihmuar pasagjerët e “Belle Air” dhe për të shmangur një vakum në tregun e aviacionit civil. Gjatë takimit me ministrin Haxhinasto, përfaqësues të kompanisë “Alitalia” u shprehën të gatshëm të viheshin në shërbim të pasagjerëve të “Belle Air”.  Gjatë takimit Z. Quagliarella vuri theksin se po punohej per të zgjidhur çështjen e pasagjerëve që kanë një javë që nuk kanë mundur të shkojnë në destinacionet për të cilët ata kishin paguar kompaninë “Belle Air”.

“Po impenjohemi ndërkohë edhe për të zgjidhur vështirësitë e pasagjerëve shqiptarë që prej 1 jave patën probleme me fluturimet e kompanisë "Belle Air". Për këtë ne kemi dhënë disa tarifa preferenciale ku vetëm me 72 euro plus ata mund të fluturojnë në të gjitha destinacionet me Italinë, përfshi këtu edhe në tre linjat e reja që janë Venecia, Verona dhe Bolonja si dhe ato ekzistueset. Po ashtu biletat e tyre njihen edhe për fluturimet drejt Brukselit dhe Londrës”, - tha Menaxheri Rajonal i kompanisë “Alitalia”.
 
Fluturimet
Nga data 3 dhjetor 2013 kompania “Alitalia” ka rritur numrin e fluturimeve të saj nga Tirana në qytete të ndryshme italiane, në mënyrë që t’u përgjigjet kërkesave të mëdha të udhëtarëve nga Shqipëria dhe Italia. Së shpejti pritet që kompania “Alitalia” të shërbejë edhe desinacione të reja. Linjat e reja, që do të vendosë “Aliatalia” në datën 9 dhjetor 2013 do të jenë drejt Venecies (6 fluturime në javë), drejt Veronës (6 fluturime në javë)dhe drejt Bolonjës (4 fluturime në javë). Duke filluar nga data 5 janar 2014, kompania “Alitalia” do të ketë 3 fluturime në javë në drejtim të qytetit të Barit. Ndërkaq, në mars të vitit 2014, drejt Romës do të ketë 21 fluturime në javë.
 
 Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar