DELAWARE, ShBA - Agjentët e policisë së Brandywine, në Delaware, mbetën të shtangur nga habia kur morën një telefonatë nga John Finch, një burrë 44-vjeçar, i cili u kërkonte ta ndihmonin për të dalë nga shtëpia.

Pas lokalizmit të telefonatës e kuptuan se John Finch telefononte vërtet nga ajo shtëpi, por që nuk ishte e tij dhe shkuan e e nxorrën që andej. Finnch ishte një vjedhës ordiner, i cili duke përfituar nga mungesa e të zotëve të shtëpisë kishte thyer një xham të sallonit të katit të parëm nga pjesa e pasme e shtëpisë.

Pasi kishte vjedhur ç’kishte para, bizhuteri etj, në vend që t’ia mbathte andej nga hyri, preferoi të rrëkëllente një shishe whisky dhe një tjetër me gin. Pasi u bë tapë nuk ishte në gjendje të kacavirej te dritarja nga hyri dhe duke mos pasur çelësat, vendosi të kërkonte ndihmë e policisë…

(im/shqiptarja.com)