“Alpha Bank” hedh në treg
kredinë e re konsumatore

“Alpha Bank” hedh në treg<br />kredinë e re konsumatore
TIRANE- “Alpha Bank Albania sh.a” lajmëroi hedhjen në treg të produktit të saj më të ri “Alpha Realizo”, e cila është një kredi konsumatore e pasiguruar që i mundëson klientëve ekzistues dhe të rinj të Bankës realizimin e dëshirave dhe nevojave të tyre. Kjo kredi ofron këste mujore të përballueshme, afat ripagimi deri në 7 vjet dhe shumë maksimale deri në 7 mijë Euro ekuivalent në Lek, ndërkohë që procedurat e aplikimit janë mjaft të thjeshta.

Znj.Brunilda Isaj, Anëtare e Drejtorise Ekzekutive dhe Drejtore e Biznesit Bankar me Pakicë pranë "Alpha Bank" tha, ‘’Banka jonë ka qenë gjithmonë prezente në treg me oferta dhe produkte të shumta të cilat synojnë përmirësimin e jetës së konsumatorit. Gama e gjerë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara përfshin produkte investimi dhe depozitash, kredi, karta krediti, web banking, etj. Qëllimi ynë kur krijuam kredinë "Alpha Realizo" ishte që të mund ti ofronim çdo klienti që viziton degët tona, një produkt të përshtatshëm për ta. Kushte akoma më të mira ofrohen për të gjithë anëtaret e paketes "Alpha Paga". Për më tepër kjo kredi aprovohet brënda 24 orëve duke i ofruar kështu klientit zgjidhje të shpejtë dhe profesionale. Do të doja të inkurajoja të gjithë klientët të na kontaktojnë dhe të na vizitojnë në degët tona për më shumë detaje".’
 
Grupi "Alpha Bank" është një grup financiar ndërkombetar. Ai operon prej 135 vitesh në Greqi me një prezencë te rëndësishme në vendet e Europës Juglindore. Strategjia që ka udhëhequr Bankën në gjithë këto vite ka qënë ajo e ndërtimit të një marrëdhënie solide me klientët e saj.
 
"Alpha Bank Albania sh.a" është filial i Grupit "Alpha Bank" dhe është prezente në Shqiperi për më shumë se 15 vite me një rrjet prej 42 degësh. Banka është e angazhuar për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm në kohë dhe njihet për standardet e larta të qeverisjes korporative, përgjegjësinë sociale, mbrojtjen e mjedisit dhe një staf tejet të kualifikuar, vlerat dhe tradita e "Alpha Bank" shprehen qartë edhe në sloganin e bankës ‘’Gjithmonë të sigurt, gjithmonë bashkë’’.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës