Mbrëmë në Teatrin Kombëtar në Tiranë është shfaqur pjesa teatrore “Armiku i popullit”, sipas tekstit të Ibsenit, me regji të Dino Mustafiqit. Shfaqja është realizuar nga bashkëpunimi midis dy teatrove, “Teatri i një aktori” nga Shkupi dhe Teatri “Oda” nga Prishtina.
Kanë interpretuar Bajrush Mjaku, Bislim Muçaj, Ilire Vinça, Alban Ukaj, Arta Selimi, etj. Pushteti bën gjithçka që t’i mundë rivalët e kundërshtarët, kushdo qofshin ata. I lut, i kërcënon, i shantazhin, i njollos, i korrupton, i shpall naivë, të marrë, tradhtarë. I shpall armiq… Kjo është loja e shprehur përmes aktrimit në shfaqjen teatrore “Armiku i popullit”, me tekst të shkrimtarit e dramaturgut të madh norvegjez të shekullit të 19-të, Henrik Ibsen.
Vepra përcjell mesazhin se në fund, kur sigurohet se i ka hequr qafe, pushteti i rehabiliton kundërshtarët; i qan, i lavdëron, i dekoron… “Pushteti i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë ta mbrojë veten e vet nga rivalët e kundërshtarët; e ka pushtetin, i ka mekanizmat, i ka mediat, i ka paratë…”, thotë regjisori Dino Mustafiq. Fuqinë e pushtetit e ndjen në lëkurën e tij Doktor Stokman, mjeku i banjave, i cili shpallet armik i popullit nga i vëllai, Pjeter Stokman, njeri i veshur me pushtet.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com