“Arti i rrugës” – “The Huffington Post”
përfshin edhe Shqipërinë

“Arti i rrugës” – “The Huffington Post”<br />përfshin edhe Shqipërinë
Duket se arti i bashkon të gjithë shtetet, duke nisur nga vëndet  më pak të populluara e të zhvilluara deri tek ato që njihen si superfuqi botërore.
 
Po flasim për atë që njihet si “arti i rrugës”, i cili gjen kudo ambjentin për tu shfaqur, ndonëse në vëndet e vogla nuk është aq i zhvilluar sa në vëndet e  mëdha e të urbanizuara.

arti i rruges
 
 
Është “The Huffington Post” i cili ka paraqitur në faqen e tij,  një galeri fotosh nga vënde të ndryshme të botës, ku shpaloset ky lloj arti,  mes të cilëve është edhe Shqipëria.
 
arti i rruges
 
Në këtë galeri fotosh , janë 196 vënde nga të gjithë skajet e botës, ndër të cilët  Afganistani, Argjentina,  Australia, Bangladeshi , Belgjika, Kanadaja e plot vënde të tjera, të cilat në një farë mënyrë duket sikur nëpërmjet kësaj forme të të shprehurit,  shpalosin edhe kulturën e vëndit të tyre.
 
 
Duket se ky lloj arti gjen hapësirë për tu shfaqur nga njëri  cep i botës në tjetrin.
 
Ndonëse disa vënde janë më të njohura për mbarë botën, arti duket se është ende diçka që na lidh së bashku, pa marrë parasysh dallimet tona dhe madhësinë e vëndit ku jetojmë.
 
arti i rruges 
 
 
Ky lloj arti duket se vjen më afër popujve, një mënyrë kjo për të bashkuar ato e për ti bërë  më të kuptueshëm ndaj njëri-tjetrit.
 
Një mënyrë kjo për të treguar se ndonëse ka dallime mes popujve, të gjithë e pëqejnë të bukurën, të gjithë e pëlqejnë artin,  e lehtësisht mund të gjenden gjëra që na bashkojnë.

arti rruges

Marrë nga ATSH


Redaksia Online
( Gre.M/Shqiptarja.com )


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen