TIRANE - Të gjithë e mbajnë mend akuzën më të fortë të qeverisë së djathtë për 4 jetët e humbura më protestën e 21 Janarit të vitit 2011 para kryeministrisë. “21 Janarin e bëri Rama”, ky është citimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në atë kohë në krye të qeverisë, pas vrasjes së katër demonstruesve në protestën e 4 viteve më parë.
 
Po sot, pas 4 vjetësh, një media pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, flet me të njëjtën linjë ndaj një ngjarje që tronditi këtë mëngjes kryeqytetin. Persona ende të paidentifikuar i vunë tritol farmacisë së babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por pa të lënduar në njerëz për shkak se në orën e shpërthimit (02:50) në farmaci nuk ndodhej asnjë person. “Hidhet në erë farmacia babait të Saimir Tahirit. Ja vuri vetes apo të tjerë?”, është ky titulli që faqja online e lajmeve opozita.com ka zgjedhur të vendosë për shpërthimin me tritol në farmacinë e ndodhur pranë QSUT-së.  Titulli bombastik i këtij lajmi ndoshta lidhet me faktin që pas kësaj medie, mund të qëndrojë një “zë” i fortë pranë opozitës!

opozita

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)