“Bën vetë si e sëmurë”, vdes pas
30 minutash, 2 mjekë nën akuzë

“Bën vetë si e sëmurë”, vdes pas<br />30 minutash, 2 mjekë nën akuzë
BERAT- “Mjekimi i pakujdesshëm”, duke shkaktuar vdekjen e një pacienteje ka dërguar në Gjykatën e Beratit dy mjekë dhe një infermiere. Prokuroria e Beratit tha se bëhet fjalë për vdekjen e Elvira Leshit në tetor të vitit të kaluar dhe për këtë rast ka vënë nën akuzë Petrit Banon, Petrit Toskën dhe Merushe Tabakun.

Prokuroria e Beratit ka dërguar në gjykatë dy mjekë dhe një infermiere, pasi dyshohet se nëpërmjet veprimeve të tyre mjekësore të pakujdesshme kanë shkaktuar vdekjen e një pacienteje. Ngjarja për të cilën akuzohen mjekët Petrit Bano, Petrit Toska dhe Merushe Tabaku ka ndodhur në tetor të vitit 2012 në Kuçovë dhe hetimet kanë nisur menjëherë pas denoncimit të kryer nga bashkëshorti i viktimës.

Sipas të dhënave nga prokuroria, mesditën e datës 12 tetor të vitit 2012, Elvira Leshi është paraqitur për ndihmë mjekësore pranë shërbimit të urgjencës në Kuçovë. Pacientja nga fshati Velagosht i Kuçovës ka qenë e shoqëruar me infermieren Merushe Tabaku, e cila kishte bërë ndaj saj një trajtim mjekësor, para se të paraqiteshin në këtë repart urgjence. Nga kartela e sekuestruar prej grupit hetimor u vu re se pacientja është regjistruar me diagnozën “Neurozë për determinim”, veprim i cili është bërë nga mjeku i urgjencës, Petrit Toska. Pasi është trajtuar fillimisht tek ky spital nga mjeku Toska dhe gjendja e kësaj pacienteje nuk po ndryshonte, është përcjellë më pas për në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka mbërritur rreth orës 17:20. Në repartin e urgjencës se Beratit, e ndjera është pritur dhe trajtuar nga mjeku Petrit Bano.

Pasi ka qëndruar rreth 30 minuta në këtë spital, Elvira Leshi është lënë e lirë për t’u kthyer sërish për në Spitalin e Kuçovës, dhe rreth orës 18:05, ajo ka ndërruar jetë. Sipas bashkëshortit të viktimës, Fatmir Leshi, Elvira ka qëndruar në urgjencën e Kuçovës rreth 1 orë dhe gjendja e saj nuk ka ndryshuar. Si pasojë e kësaj, e ndjera është nisur drejt Beratit dhe është vizituar nga mjeku i urgjencës Petrit Bano. Pasi mjeku i ka bërë disa gjilpëra, i ka thënë Fatmirit se Elvira nuk ka gjë dhe ajo bën vetë si e sëmurë, duke e sqaruar që ta çonin sërish për në spitalin e Kuçovës. Në përfundim të bisedës, Fatmiri ka marrë rrugën për kthim në Kuçovë dhe pa mbërritur tek vendi i quajtur “Meteor”, pacientja ka pasur prerje goje dhe fliste me pëshpërima.

Dokumenti

Kur ka mbërritur në spitalin e Kuçovës, 20-30 minuta më vonë ajo ka gjetur vdekjen. Në lidhje me këto akuza, prokuroria ka marrë në pyetje edhe tre të akuzuarit, të cilët kanë pranuar veprimet e kryera. Infermierja Merushe Tabaku ka thënë se Elvira atë ditë ishte në gjendje të fikëti dhe shumë e nxirë në fytyrë. Tensioni i saj ka qene 8 me 4 dhe temperatura 35 gradë celsius. Pasi i ka bërë disa injeksione është nisur me të ndjerën drejt Kuçovës. Ajo thotë se ka qëndruar aty rreth 10-20 minuta, për të sqaruar mjekun Petrit Toska për gjendjen e pacientes dhe aplikimin që i kishte bërë. Kurse, Petrit Toska ka shpjeguar se ditën e ngjarjes, rreth orës 12:40, është paraqitur në urgjencën e spitalit Kuçovë, Elvira Leshi. Pacientja në fjalë ka paraqitur dobësi trupore, mpirje të trupit dhe të krahëve. Pasi është njohur me ketë rast dhe shqetësimet e paraqitura nga pacientja, doktor Petriti ka pretenduar se e ka vizituar, ku ka konstatuar se pacientja kishte një ndërgjegje të ulët, komunikonte me vështirësi, me temperaturë 36.6 gradë celsius.

Pasi ka marrë mjekimin deri rreth orës 15:00 dhe gjendja e saj ishte po ajo, Petrit Toska ka vendosur që këtë paciente ta niste për në Spitalin e Beratit. Rreth orës 16:30, nga Spitali i Beratit, është kthyer serish kjo paciente, pa qenë e shoqëruar me mjekimin që do të merrte ne vijim. Duke u nisur nga këto të dhëna, Petriti e fut të sëmurën në pavijonin e shtrimeve të këtij spitali, ku i bën sërish vizitën dhe 20-30 minuta më vonë, ajo kishte vdekur. Ndërsa personi tjetër nën hetim, Petrit Bano, i cili ka qenë me shërbim në repartin e urgjencë-pranimit të Spitalit të Beratit se Elvira ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj si dhe infermieri i Spitalit Kuçove, pa i mësuar dot emrin. Kjo paciente ka ardhur me një fletë- recete, të plotësuar nga mjeku i Spitalit Kuçovë, në të cilën përshkruhej diagnoza neuroze, me tension arterial 12/8 si dhe terapia se çfarë kishin bërë.

Pacientes i është komunikuar më pas, që kur të ndihej mirë , të transferohej përsëri për në Spitalin e Kuçovës, për t’u observuar dhe të nesërmen të bënte një konsulte me mjekun psikiatër. Mbas kësaj, Bano pretendon se nuk ka pasur me kontakt me ketë paciente. Ndërkohë, nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se gjatë trajtimit mjekësor të saj janë konstatuar shkelje mjekësore. Nga ana e infermieres është trajtim i gabuar dhe i paautorizuar, pasi ajo nuk është këshilluar me mjekë për aplikimin e mjekimit dhe se dyti mjekimi i gabuar ka ndikuar në fshehjen e klinikës.

Kjo mund të ketë sjellë edhe gabimin në diagnostikim nga ana e mjekëve. Nga të dhënat e mjekut Petrit Toska, është vënë re se diagnoza e tij, ka rezultuar e gabuar, pasojë e paaftësisë së tij profesionale si dhe fshehjes se klinikës të të sëmurës nga aplikimi i medikamenteve. Edhe Petrit Bano thuhet se ka gabuar në diagnozë, në formën e paaftësisë në fazën e diagnostikimit, pasi ai nuk është konsultuar me specialistë të fushës për atë që kishte pacientja. Duke u bazuar në këto fakte, organi i akuzës në Berat ka kërkuar gjykimin e tre të akuzuarve për “mjekim të pakujdesshëm”.
 
 Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë