“Balkanika” në Tiranë, Shqipëria
përfaqësohet nga “Valsi i Lumturisë”

“Balkanika” në Tiranë, Shqipëria<br />përfaqësohet nga “Valsi i Lumturisë”
“Valsi i Lumturisë “, romani i Ylljet Aliçka do të përfaqësojë Shqipërinë për çmimin më të rëndësishëm letrar për rajonin e Ballkanit, që mban emrin simbolik “Balkanika”.

Alliçka me romanin “ Valsi i Lumturisë” ka fituar “ Pendën e Argjendë, çmim i dhënë nga Ministria e Kulturës, por edhe pse ky roman është vlerësuar, të pakta kanë qenë shitjet e tij sipas autorit.

“Publiciteti që iu bë për shkak të çmimit “Balkanika”, në këtë panair pati shitje më të madhe” – u shpreh Ylljet Aliçka.
Pjesëmarrës në këtë konkurs do të jenë : Zdravka Evtimova-Bullgari, Dimitrios Stefanakis-Greqi, Mitko Madzunkov-Maqedoni, Mirela Roznoveanou-Rumani, Dragan Velikiç-Serbi dhe Hakan Gunday-Turqi.

“Balkanika “është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të Ballkanit e cila vitet e fundit po evidentohet si një lloj çmimi NOBEL në letërsinë ballkanike. Presidentja shtëpisë botuese Toena e cila është anëtare e Fondacionit “Balkanika”, Irena Toçi ka treguar për organizimin e këtij eventi në Tiranë.


“Shtëpia botuese Toena, si pjesë e fondacionit Balkanika që e ka qendrën në Sofie, organizon këtë fundjavë ceremoninë e dhënies së çmimit më të madh dhe të vetëm që jepet në rajonin e Ballkanit dhe që shpall ç do vit shkrimtarin më të mirë të këtij rajoni” – u shpreh Irena Toçi.

Ky aktivitet zhvillohet për herë të tretë në Shqipëri dhe dy herë ka rezultuar me fitues shqiptar me Ismail Kadaren dhe Fatos Kongolin. Çmimet “Balkanika” do të ndahen në datën 6 dhjetor.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës