Gjykata e Krimeve të Rënda e cila po gjykon “bandën e tritolit” ka ripërsëritur këtë të enjte fletthirrjen ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ardian Kollozi për tu paraqitur për dëshminë e tij, e nëse s’paraqitet Kollozi do të shoqërohet me polici bënë me dije burime për A1Report.

Këtë të enjte dhe pse ishte dërguar flet thirrje për të dytën herë Kollozi ka munguar në séance, ndërsa dëshminë e tyre kanë dhënë 8 dëshmitarë të Prokurorisë. Ish-deputeti i cili pritet të dëshmojë në gjykatë është dhe person i dëmtuar nga kjo bandë, pasi prokuroria ka zbardhur se tritoli në banesën e tij në Vlorë është vënë nga Sinanaj.

Nëna e Sokol Veizajt një prej viktimave të kësaj bande,  vrasja e të cilit është pranuar nga Julian Sinanj i cili është vënë nën akuzë si vrasës me pagesë. Në dëshminë e saj mësohet të ketë deklaruar se nuk njeh kushërinjt mëhillaj nga vlora dhe ka kërkuar nga gjykata të dënojë sipas ligjeve autorët e vrasjes së djalit të saj.

Të pandehur si anëtarë të bandës së tritolit janë Julian Sinanaj, Ndricim Gjokona, Marjon Mitro , Albin Mexhaj, Ilir Karçini, Andon Mehillaj, Genis Mehillaj, ky i fundit ende i paarrestuar nga policia.

“Banda e tritolit” u shkatërrua pas pendimit të Ndrim Gjokës e Julian Sinajat të cilët rrëfyen se si kryheshin ekzekutimet me pagesë, ndërsa të panehurit akuzohen dhe për tritolin e vendosur në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, tritol i cili u zbulua nga Garda e Republikës duke parandaluar atetnatin ndaj Dervishit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)