TIRANE – Ish-prefekti i vlorës Besnik Dervishi nuk ka mundur të jap dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin ndaj “bandës së tritolit”, pasi është bërë pengesë mungesa avokatit të një prej të pandehurve për të shtyrë procesin.

Burime për A1Report nga prokuroria konfirmuan se Dervishi ishte thirrur prej tyre si dëshmitar, ndërsa në gjyq ai do të ishte për herë të parë përballë me Julian Sinanaj që dushohet se vendosi tritolin në automjetin e tij vitin e shkuar dhe Andon Mëhillajn e Marjon Mitron të cilët janë të dyshuar si porositës të atentatit.

Në senacën e 13 ndaj bandës së tritolit ka munguar Ardian Leka, avokati i biznemesnit Ilir Karcini i cili këtë të entje ka mbrojtur në gjykatën e vlorës kryebashkiakun Shpëtim Gjika e për këtë shkak gjykata vendosi shtyrjen e seancës tek krimet e rënda.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)