Në seancën e 48-të  të “Bandës së tritolit” Julian Sinanaj i cili është i pandehur me akuzën e vrasësit me pagesë ndryshon dëshminë në Gjykatë duke mohuar krimet për të cilat ai akuzohet.

Burime nga seanca me dyer të mbyllura zhvilluar këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda sqaruan se Sinanaj ka mohuar 3 krime për të cilat më parë në prokurori kishte pranuar autorësinë.

Nuk e kam vrarë unë peshkatarin Agron Cela, nuk kam vendosur tritol në banesën e Ardian Kollozit dhe s’kam ndërtuar aasnjëherë një minë me celular për Marion Mitron”.

Me këtë deklarim para gjykatës, Sinanaj ka habitur dhe prokurorët të cilët i kanë mundësuar atij dhe statusin e të penduarit.

Ndërkohë në sqarimet e tij para Gjykatës, Sinanaj është shprehur se ai është detyruar nga policia të pranojë këto ngjarje në deklarimet e tij të para. 

Më tej ai ka folur duke pranuar se, ka vrarë Sokol Veizin dhe ka marrë porosi për të ekzekutuar Pirro Baren dhe Julian Metushin.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)