Këtë javë një pjesë e mirë e artistëve shqiptar, kanë hedhur në treg një sërë klipesh të reja. Njëra prej tyre është edhe këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila ka lançuar klipin “Bardh e zi”.
Këtë javë një pjesë e mirë e artistëve shqiptar, kanë hedhur në treg një sërë klipesh të reja. Njëra prej tyre është edhe këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila ka lançuar klipin “Bardh e zi”. Edhe këtë herë Zajmina ka sjellë një këngë ritmike që pritet të kthehet në një hit veror, por momentalisht nuk është pritur me shumë kureshtje, pasi numri i klikimeve mbi të nuk i ka arritur aq sa pritej. Kënga është një bashkëpunim me reperin Cekic, i cili është momentalisht edhe menaxheri i Dafina Zeqirit, por duket se nuk ka mundur që të rrisë sado pak interesimin e fansave.Klipi është publikuar të martën dhe po të bësh një krahasim me disa kolegë të Zajminës që kanë sjellë klipe të reja gjatë kësaj periudhe, vetëm pas dy ditësh kanë pasur një numër të konsiderueshëm klikimesh.