“BB5”, Arbana: Veshja ime
ekstravagante, por ndihem komod
Moderatorja e reality show-it më të ndjekur në Shqipëri i përgjigjet kritikave dhe thashethemeve për veshjen e saj në mbrëmjen e së shtunës. Kryeredaktorja e revistës Madame Mapo, Iva Tiço komentoi ne facebook: Fustani eshte shume i bukur pa Arbanen brenda.
TIRANE- Jo vetëm një spektakël si Big Brother Albania por edhe moderatorja e tij, Arbana Osmani kanë qënë në qëndër të thashethemeve në media. Veshja ekstravagante e Arbana Osmanit ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e mediave por edhe të opinionit publik. Komentet kritike për moderatoren Arbana Osmani, ka pasur edhe nga kryeredaktorja e revistës Madame Mapo, Iva Tiço e cila ka komentuar veshjen e saj në statusin e saj në facebook.
Tiço ka thënë se “Fustani eshte shume I bukur pa Arbanen brenda. Kaq kisha. Osmani kishte zgjedhur modelin e gabuar të fustanit sepse ka një trup pa shpatulla dhe pa qafë. Pa shije ishte zgjedhur edhe varësja që ajo kishte vendosur në qafë”. Komente ka pasur edhe për këpucet e Arbanës, që ndonëse ishin dizenjim i stilistit Giuseppe Zanotti, ranë në sy për mungesën e takës së famshme të lartë.
Në një prononcim për shqiptarja.Com, Osmani thotë se në këtë edicion të pestë të Big Brother Albania, veshjet e saj do të jenë më ekstravagante dhe më të guximshme.
“Këtë sezon është menduar nga unë dhe stafi i profesionistëve që më këshillojnë të vesh tendencat e fundit”, thotë Osmani.
Ajo shton se, “ato do të jenë veshje që shumë kujt mund ti duken të çuditshme dhe absurde për tu veshur jashtë ekranit, por që unë ndjehem shumë komode në to. Jo pa qëllim janë zgjedhur veshje nga Alexander Mc queen, Miu Miu etj.
Lidhur me komentet e bëra për veshjen e saj të shtunën në mbrëmje, moderatorja e BB5, Arbana Osmani, ka preferuar mos ti komentojë duke thënë se gjithsecili ka shijet e tij.
“Nuk kam asnjë koment për të bërë në lidhje me veshjen. Shijet e secilit janë personale. Jam e lumtur dhe falenderoj Top - Channel që më mundëson të vesh tendencat e fundit dhe që në këtë drejtim, ashtu si në çdo strukturë tjetër jemi në një hap me kohën.”, u shpreh Osmani.
Në këtë drejtim ajo ka nënvizuar se i falenderon të gjithë ata që e kanë kritikuar sepse në thelb i duan të mirën. I falenderojë dhe i përshëndes të gjithë ata që kanë komentuar, unë e di që ata që më kritikojnë (prej kohësh) thellë thellë me duan veçse të mirën”, ka thënë prezantuesja e reality show-it më të ndjekur në Shqipëri, Arbana Osmani.
( Suada Daci shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
24 Dhjetor, 18:30
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i SHBA sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës
24 Dhjetor, 18:11
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilje Krishtlindjesh, trafik i rënduar! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Prej qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-ës mesazh për Krishtlindjen (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:49
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata
24 Dhjetor, 17:35