Të ulur në çifte banorët e shtëpisë më të famshme në shqipëri fillojnë të drekojnë, ndërkohë që Matilda vazhdon të jetë e mërzitur me Enkelejdin dhe nuk ulet në të njëjtën tavolinë me të.

Kjo pas një debati mes tyre, ku Enkeljedi ka përdorur një fjalë ofenduese ndaj Matildës.

Më tej Meridiani i ofron Matildës që të ulet pranë tij dhe Mikelës, por ajo refuzon dhe shkon ulet pranë Fatjonit, Danielës dhe Jonës.

Një veprim i matur i Enkelejdit ka bërë që situate të rregullohet.

Ai është ngritur në këmbë duke i kërkuar falje publikisht Matildës dhe kjo e fundit e pranon faljen dhe shkon e ulet pranë tij duke lënë të kuptohet se marrëdhëia e tyre do vazhdojë si më parë.

“Matilda më vjen shumë keq për fjalët që të thashë dhe për këtë të kërkoj falje në prani të të gjithëve” i thotë Enkelejdi Matildës.

Ajo qesh dhe merr pjatën dhe shkon të ulet pranë tij.

Të gjithë banorët duartrokasin duke përgëzuar veprimin e Enkelejdit, por edhe Matildës.

Pasi kanë ngrënë drekë Enkelejdi dhe Matilda vazhdojnë të diskutojnë akoma me njëri-tjetrin në lidhje me situatën mes tyre, ndërkohë që edhe banorët e tjerë dikutojnë për ta.

E nagcmuar nga Meridiani, i cili i thotë Matildës se pas zënkës ajo nuk do të ishte më partnere me Enkelejdin, ajo i përgjigjet: “Nuk do ta ndërroja asnjëherë Enkelejdin, mund të kisha kërkuar të isha vetëm, por kurrë s’do ta ndërroja”.

(b.t/shqiptarja.com)