“BB7”, Esida dhe Arditi "puthen"

“BB7”, Esida dhe Arditi
Në shtëpinë e “Big Brother” situatat janë bërë tepër dinamike dhe loja tanimë ka filluar më së miri.

Esida dhe Arditi kanë shkëmbyer një “puthje” nëpërmjet xhamit.

Si fillim në tualet ndodhej Eraldi dhe Meridiani, të cilët kishin shkuar për të larë duart pas provave me kërcimin.

Më pas aty është afruar Esida, e cila ka pastruar banjën.

Esida bën shaka me Meridianin dhe i vë peshqirin në kokë si egjiptian.

Djemtë ikin në dhomën e gjumit, ndërsa Esida fillon të lahet.

Ajo i vizaton buzët në xham dhe puth nga larg Arditin, i cili ndodhet në oborr duke biseduar me Nevilën.

Më pas Arditi çohet dhe shkon ta puthë Esidën nga xhami.

Nevila fillon t’i ngacmojë, ndërkohë që Esida vazhdon të qeshë dhe e quan puthjen me Arditin “puthje me shkuesi”.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos