“BB7”, Fatjoni flet për dashurinë
ndaj Matildës, ajo e përgjon

“BB7”, Fatjoni flet për dashurinë<br />ndaj Matildës, ajo e përgjon
Teksa banorët ndodhen në dhomën e gjumit duke biseduar me njëri-tjetrin, Fatjoni fillon të tregojë në lidhje me historinë e dashurisë me gruan e tij Matildën.

Fatjoni tregon për sakrificat që ka bërë, duke u dashuruar në distancë me Matildën.

Ai tregon se shkonte fshehur në Korfuz, për të takuar gruan e tij, që në atë kohë ka qenë e dashura.

Fatjoni pranon se ka vuajtur shumë dhe shprehet se nuk ka gjë më të keqe se dashuria në distancë.

Nevila, Katerina dhe Arditi të cilët ndodhen aty dhe po bisedojnë me Fatjonin shprehin mendimin e tyre në lidhje me historitë e dashurisë në distancë, duke e konsideruar si mjaft të vështirë.

Rigelsi, i pranishëm në dhomë fillon t’i bëjë pyetje Fatjonit, për lidhjen e tij me Matildën.

Ai e pyet nëse e ka rrahur ndonjëherë Matilda, ose ai atë, por Fatjoni qesh me pyetjen e tij dhe thotë se nuk ekzistojnë ndonjë e tillë.

Rigelsi e pyet se kush është më shumë xheloz, Fatjoni pranon se të dy bëhen xheloz, por Matilda pak më shumë.

Fatjoni shprehet se ai nuk e shpreh veten dhe i mban për veten e tij xhelozitë, ndërsa Matilda është tip ekspresive dhe e thotë nëse nuk i pëlqen ndonjë situatë.

Rigelsi e pyet se çfarë surprizë të bukur i ka bërë Matidlës, Fatjoni tregon se vitin e shkuar e ka çuar në një restorant, ku këndonte një këngëtare shqiptare dhe ajo ka lexuar në sy të të gjithëve, mesazhin e tij të urimit.

Ndërsa Matilda i ka ardhur një herë si surprizë nga Korfuzi tek shtëpia e tij në Vlorë.

Ndërkohë që Fatjoni tregon historitë e tij me Matildën ajo ndodhet në pjesën e shkallëve duke dëgjuar gjithçka.

Por ai nuk e kupton këtë gjë dhe më pas Matilda afrohet aty si të mos kishte ndodhur asgjë.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos