“BB7” Valeri i dënuar, flet
me shenja me Julianën

“BB7” Valeri i dënuar, flet<br />me shenja me Julianën
Juliana flet tërë kohës vetëm, ndërsa Valeri vetëm aprovon me kokë,ose duke bërë shenjë me duar, pasi atij nuk i lejohet të flasë.

Ata ndodhen të dy në kuzhinë ndërkohë që banorët e tjerë po flenë.

Ata duhet të qëndrojnë zgjuar, në pritje të fantazmës, por edhe të gongut për provën e plehrave.

Vëllai i Madh ka penalizuar Valerin, që të mos flasë deri në mëngjes, për shkak se ai prishi emisionin e Mikelës, por njëkohësisht dëmtoi dhe mikrofonin e Esidës.

Interesant është fakti që Valeri ka arritur ti rezistojë të gjitha provokimeve nga banorët e tjerë.

Ai e ka marrë me sportivitet dënimin dhe në asnjë moment nuk ka folur.

 Juliana e ngacmon dhe i thotë: “Mos pe në ëndërr sikur flisje? Se mos fole në gjumë?”.

Duket se Valeri i ka shumë qejf kamerat, prandaj fillon të luajë me to.

Ai fshihet poshtë tavolinës dhe ndjek me sy nga shkon kamera.

Juliana dhe Valeri përpiqen të bashkëbisedojnë.

Ajo fillon të flasë për zënkën e Enkelejdit me Matildën dhe Jonën.

Valeri flet me duar, ndërsa Juliana thotë fjalët, në mënyrë që ta kuptojë se çfarë po thotë.

Valeri qesh, sepse Juliana mezi e kupton.

Për një tip si Valeri që flet tërë kohës, ky dënim ishte një sprovë shumë e madhe.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit