“BBC Radio 1 Teen Awards” bën
bashkë Dua Lipa e Rita Ora-ë

“BBC Radio 1 Teen Awards” bën<br />bashkë Dua Lipa e Rita Ora-ë
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “BBC Radio 1 Teen Awards” bën që këngëtaret e njohura me origjine shqiptare më në fund ndajnë të njëjtën skenë.

Ato do të këndojnë më 22 tetor dhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale.

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare në skenën ndërkombëtare, e cila u bë edhe shqiptarja e parë që ishte pjesë në një juri të një talent show si ai i “X Factor” në Angli.

Nga ana tjetër edhe Dua Lipa gjithashtu është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila edhe përpara fillimit të karrierës së saj si këngëtare, ishte e njohur në industrinë e muzikës, për tekstet që shkruante për Eminem, Rihana, etj.

Redaksia Online
E.J/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat