Për fotografin e famshëm gjerman Hans Ballin zgjedhja e fotografisë së një bebi çifut në konkursin për përzgjedhjen e 10 fëmijëve më të bukur të rracës Ariane, ishte thjesht një shaka dinake, megjithatë për familjen e foshnjës kjo ishte një ndodhi shumë e rrezikshme. Hessy Taft, mbiemri i vajzërisë së të cilës është Levinson, rrëfen historinë e jashtzakonshme të fëmijërisë së saj.

Ajo tregon se nëna e saj mësoi krejt rastësisht se foshnja e saj 6 muajshe ishte vendosur në një revistë naziste të kohës e përzgjedhur si përfaqësuese e fëmijëve më perfektë të rracës Ariane, dhe mbeti e tmerruar nga fakti se mos zbulohej që në të vërtetë ajo ishte fëmija e një familje çifute.

Talf rrëfen se kjo e kufizoi shumë jetën e saj fëmijërore pasi nëna e Hessyt nuk e nxirrte më në shëtitjet e zakonshme në parkun e qytetit nga frika se dikush do ta mbante mend dhe do ta identifikonte si beben e revistës. Kjo do të ishte fatale për familjen Talf pasi të gjithë rrezikonin të vriteshin, për shkak të shakasë së rrezikshme të fotografit Ballin. Ata ishin të diskriminuar për shkak të origjinës së tyre dhe do të mjaftonte vetëm kjo për ti vënë më tepër nën shënjestrën dhe kërcënimin nazist.

Pavarsisht së familja Talf mundi të largohej drejt Kubës pasi lufta kundër çifutëve nisi shfarosjen masive, sërisht Hessy tregon se prindërit e saj preferuan ta mbanin këtë histori sekrete për të mos e rrezikuar atë. Kjo histori kishte mbetur sekret për kaq vite dhe vetëm tani ajo e rrëfeu më në fund ironinë që i ishte bërë sistemit nazist me vlerësimin e një fëmije çifut si fëmija perfekt e rracës Ariane.

Tani ajo ndihet e lumtur që ka kontribuar sado pak në uljen e këtij sistemi rracist dhe të egër dhe e përgëzon fotografin për guximin në këtë shaka të kripur.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)