“Beteja” për Tiranën e pastër, 560
punonjës në ‘luftë’ me kontenierët

“Beteja” për Tiranën e pastër, 560<br />punonjës në ‘luftë’ me kontenierët
Kryeqyteti shqiptar, Tirana, cilësohet si një nga qytetet më të ndotura në Europë dhe më gjerë. Sipas raportit më të fundit që tregon indeksin e ndotjes në qytetet europiane, Tirana renditet pas Napolit, Kievit dhe Shkupit. Ndërkohë që edhe në rang global, Tirana gjithashtu renditet ndër qytetet me nivel të lartë të ndotjes. Shkaqet janë disa, por ndër më kryesoret cilësohet ndotja urbane kryesisht nga mbetjet e ngurta, ku përfshihen inertet dhe mbeturinat si rrjedhojë e konsumit të përditshëm. Kjo është edhe problematika që ka bashkëshoqëruar zhvillimin e qytetit të Tiranës përgjatë 25 viteve të tranzicionit. Pavarësisht masave të marra vitet e fundit nga pushteti lokal i cili e ka vendosur problematikën e ndotjes urbane në fokus të politikave të tij, sërish qyteti i Tiranës është në krye të kronikës së zymtë përsa i takon mjedisit të ndotur.
 
3400 kontenierë zbrazen çdo natë nga tonelata mbeturinash
Janë rreth 3400 kontenierë në të gjithë Tiranën të cilët përballojnë të gjithë fluksin e mbetjeve urbane që vjen si rrjedhojë e konsumit të përditshëm. Ndonëse numri i kontenierëve është i lartë në raport me popullsinë, sërish Tirana ndotja që shkaktohet nga mbeturinat është larg nga standardet e kërkuara. 
 
 1100 pika grumbullimi 500 ton mbetje çdo ditë

Përballja me mbeturinat e përditshme është një sfidë e jashtëzakonshme për qytetet e zhvilluara. Me këtë problematikë nuk ka sesi të mos haset edhe Tirana që çdo ditë e më tepër ka rritje të numrit të popullsisë. Rreth 1100 pika grumbullimi të ngritura në zona të ndryshme të Tiranës “filtrojnë” lagje të tëra të qytetit. Kuptohet se sa më shumë pika grumbullimi që të ndërtojë pushteti lokal aq më e pastër do të jetë Tirana, por kjo kërkon një angazhim maksimal të të gjitha strukturave përgjegjëse për pastrimin. Këto 1100 pika grumbullimi mbajnë në ditë rreth 500-700 ton mbetje, të cilat shkarkohen në landfillin e Sharrës, në periferi të Tiranës. 
 
Zonat më të ndotura, aty ku ka përqendrim të madh të bizneseve
 
Aty ku Tirana është më e zhvilluar, po aty është edhe më e ndotur. Zona e ish-Bllok, Rruga e Elbasanit, Komuna e Parisit si dhe periferitë e Tiranës rezultojnë të jenë zonat me prezencë të lartë të ndotjes e shkaktuar nga mbetjet urbane. Zonat me nivel të lartë ndotje cilësohen edhe ato pranë institucioneve shtetërore si shkollat, zyrat e administratës etj., ndërsa zonat më të pastra numërohen me gishtat e dorës. Zona përreth liqenit artificial dhe kopshtit botanik janë dy zonat që prodhojnë më pak mbetje urbane në Tiranë. Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit lokal. Rritja e lartë e popullsisë urbane në vitet e fundit, e ka kthyer menaxhimin e mbetjeve një sfidë të vërtetë për cdo qytet. Problemi kryesor qëndron në faktin se nuk bëhet një ndarje e tyre që në momentin fillestar. Ky fakt e vështirëson dhe e bën gati të pamundur riciklimin. Aktualisht, asnjë bashki e komunë në vend nuk bën ndarje të mbetjeve. Të gjitha plehrat, depozitohen nëpër zona të caktuara, të cilat nuk plotësojnë kushtet e duhura inxhinjerike për mbrojtjen e ambientit dhe janë subjekt i zjarreve të shpeshta. Gazrat e tymrat që clirohen prej tyre, jo vetëm ndotin ajrin, por helmojnë edhe tokën si dhe ujërat mbi e nëntokësore që rrjedhin pranë këtyre vend-depozitimeve. As për trajtimin e këtyre ujrave nuk ka politikë.
 
 560 punëtorë në “ndihmë” të Tiranës

Drejtoria e Pastrimit dhe Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës ka të punësuar 560 punëtorë, të gjithë meshkuj, të angazhuar vetëm për pastrimin e qytetit. Dorina Kurtaj, përgjegjëse e kësaj drejtorie shprehet se “këta punonjës janë në “betejë” të përditshme me kontenierët e tejmbushur me mbetje urbane të cilët presin të zbrazen pas çdo mesnate, në mënyrë që Tirana të zgjohet e pastër dhe njerëzit të thithin oksigjen lirisht”. Megjithëse në terren është një punë voluminoze dhe ndër më të rëndësishmet e ndërmarrjes së pastrimit, pa harruar edhe kohën kur bëhet pastrimi, pak pas mesnate ose edhe në mesditë në zonat problematike, trajtimi social ndaj këtyre punonjësve është i pamjaftueshëm. Pagat e tyre variojnë jo më shumë se 25-30 mijë lekë të reja në muaj, çka është e papërfillshme për volumin e punës dhe pritshmëritë e Bashkisë së Tiranës për të ofruar një Tiranë me nivel ndotje nën mesataren europiane. 
 
Rreziku që sjell ndotja

Ndotja urbane është një koncept i gjerë. Por gjithsesi ndotja e shkaktuar nga mbetjet urbane cilësohet ndër më të rrezikshmet për shëndetin e popullsisë. Doktoresha pneumologe, Elona Hila  shprehet se niveli i lartë i ndotjes po prodhon gjithnjë e më tepër të sëmurë nga sëmundje të rënda të mushkërive, ndër to edhe kancerin e mushkërive. Ndotja dëmton edhe zhvillimin e plotë të mushkërive te fëmijët e moshës 5 vjeç dhe personat mbi 40-vjeç të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme në organin e mushkërisë dhe atë të frymëmarrjes. “Elementet ndotëse mund të jenë grimca të vogla që futen dhe vendosen në rrugët e vogla ajrore dhe në areolat e mushkërisë, por mund të jenë edhe gazra, kimikate, të cilat bashkë me grimcat e pluhurit dëmtojnë pjesën e aparatit respirator të punonjësit që punon në mjedis të ndotur”shprehet ndër të tjera Doktoresha.
 
Me ritmet në rritje të të sëmurëve me sëmundjet e mushkërive si pasojë e ndotjes urbane bëhet domosdoshmëri ndërhyrja përmes një plani emergjent me qëllim reduktimin e ndotjes.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!