Dritan Hila: Doktori që nuk harron vesin

Dritan Hila: Doktori që nuk harron vesin

Sali Berisha

Berisha nuk lë rast dhe ditë pa iu kujtuar shqiptarëve se është i njëjti ujk i para 30 viteve që lëkurën edhe e ndërron, por vesin nuk e harron.

Një ditë më parë sulmoi Linda Ramën, për faktin që ajo është eksperte e certifikuar e ndërkombëtarëve për të bërë ekspertizën e ekonomisë shqiptare.

Linda Rama as u hyn në hise shqiptarëve, as merr para nga buxheti i shtetit, të vetmen leje ndërtimi për një godinë në pronën e saj që mori këtu e pesëmbëdhjet vite më parë, ia përfolën Berisha dhe skota e tij me vite të tëra ndërkohë që po ndërtonin për vete një lagje të tërë në pronën e shtetit dhe natyrisht nuk ka fondacione.

Mirëpo kënaqësia e Berishës është t’i shikojë shqiptarët që i ka kundër të ngordhin për bukë. Kur nuk i pushon dot vetë nga puna, lëshon zagarët e sulmit.

Ndërkohë në SHBA dhe Selanik elementë të tij tentojnë të prishin takimet e Ramës, siç dikur në vitet ‘91- ‘97 mitingashët e tij prishnin takimet e PS-së.

Ishin vitet kur kishte hedhur në rrugë dhe pushuar nga puna me të famshmin nen 24/1 të gjithë kundërshtarët. Janë ata që morën rrugët e botës dhe sot mbushin sallat e Ramës.

Me siguri kanë për t’u kujtuar kur të vijë dita e votimit. Bën mirë që ua kujton doktori se nuk ka harruar asnjë ves.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 06/11/2024 09:44

    O Dritan Hila, a nuk e kupton qe dhe ne gazeten tuaj te rilindjes shkrimin tend e ka komentuar vetem nje patronazhist !

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 06/11/2024 09:32

    OK,D.HILA: -Saliu në pushtet përdori nenin 24/për ti mbytur Socialistët në fyt si TIGRI në pull,ndërsa tashmë në opozitë vepron si HIENA që kafshon ku të mundet deri në ngope.Jo më kot F.Nano pas 21 janarit 2011 e cilësoi KAFSHË. Tashmë pas fitores së TRAMP(të ngjashmit 100 % të tij)Ai ka shpresë se mundet ti heqi VULËN E ZEZË,pamvarsisht se fillesat e non gratës filluan nga "kapele kuqi". -Ju përgëzoi për oponencën e paanshme ndaj NON GRATAVE. • E.L,Ish miku juaj i Fb.

    Përgjigju
  • Fatmut Gazi Çafai: 05/11/2024 19:27

    O Dritan Hila po a e njef ti Sali Bajgėn ? Ai ka qen komonist, servil, hajdut, vrasēs, gēnjeshtar. Çfar mund tē presēsh nga njē njeri i kēti karakteri. Prandaj mos u mer me ktē lloi jashqitje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'