“Big brother Albania 8”, Ikën Kristi
 7 banorë gati për gjysmëfinalen

“Big brother Albania 8”, Ikën Kristi<br /> 7 banorë gati për gjysmëfinalen
​TIRANË- Debate, sharje, por edhe ofendime të rënda ka sjell kjo javë që sapo lamë pas. Edhe pse  jemi vetëm dy javë nga finalja e madhe, loja sa vjen dhe bëhet më e fortë. Kristi lë përfundimisht shtëpinë, duke humbur përfundimisht mundësinë për Çmimin e Madh, duke ndërprerë rrugëtimin e tij në “Big brother Albania 8”.
 
Veç debateve, gjatë kësaj jave janë diskutuar dhe janë paralajmëruar shumica e banorëve edhe për fjalorin e përdorur, duke cënuar privatësinë e njëri-tjetrit, sidomos debati mes Albës dhe Fatjonit të cilët u kritikuan jo vetëm nga Vëllai i madh, por edhe nga vetë banorët. Fabiani dhe Xhensila janë të vetmit nga banorët që jo vetëm se nuk kanë debatuar, por kanë dënuar sjelljen e banorëve nëpër debate të ndryshme.

Ndërkohë, “Telenovela” me në qendër Tean dhe Veselin vazhdon, pas daljes së Fisnikut, javën që shkoi. Edhe pse gjatë këtyre ditëve shpesh herë janë larguar, madje ajo edhe ka debatuar me Veselin shpesh herë. Mirëpo me kalimin e ditëve ata u afruan përsëri, ku Veseli i shprehu hapur ndjenjat e tij duke i thënë “dua të kristalizojmë marrëdhënien tonë, dua të krijoj një lidhje me ty”. Tea nga ana tjetër i ka thënë edhe këtë here Veselit se ajo nuk dëshiron që të krijojë një lidhje brenda shtëpisë dhe shprehet ‘jo këtu brenda, dua të njihemi jashtë nga këtu”. Telenovela mes tyre vazhdon...

Ulen gjakrat mes Veselit dhe Fatjonit
Debatet e kësaj jave kanë sjellë reagime të shumta në media sidomos në rrjetet sociale. Fatjoni në debat e sipër i thotë Veselit “Ti nuk je si kosovarët se ata janë burra të besës, ti je serb, dje si Milloshevici”. Kjo shprehje është komentuar jashtë mase dhe Fatjoni është vendosur në qendër të kritikave. Ai thotë “nëse nuk respektohem se unë nuk kam sharë askënd nëpër debate, nuk kam ngritur zërin, le të mos jem i respektuar”.
 
Për këtë ai komplimentohet nga Opinionistja e spektaklit. “Veseli është Veseli dhe jo Kosova dhe Fatjoni është Fatjoni e nuk përfaqëson Shqipërinë” thotë Opinionistja dhe më pas shton “Mjaft më me nacionazilma të fryra”.
 
Emocione e lot për Eleonorën
Eleonora nuk ka dashur që t’u rrëfejë banorëve shumë nga jeta e saj, por as nuk ka folur shumë për dy fëmijët. Megjithatë ajo u ka treguar se është divorcuar, ka dy fëmijë, Enin dhe Erën dhe ka kaluar një jetë të vështirë. Eleonora ka një djalë 23 vjeç, të cilit i është dashur të punojë që në moshë të re dhe një vajë 13 vjeçe që quhet Era.
Eleonora ditët e fundit në veçanti ka përmendur fëmijët, por më shpesh vajzën. Ajo del nga dhoma e rrëfimit, por emocionet për të nuk përfundojnë këtu. Sapo ajo del në oborr, dëgjohet një piano që bie në sfond. Ledioni i kërkon Eleonorës të shkojë në fushën e lojërave dhe Eleonora gjithë gëzim shkon aty.
Në fushë ndodhet i biri, Eni duke i rënë pianos”. Kështu mes lotëve të gëzimit këtë herë, Eleonora përqafon e puth me mall të birin që nuk e ka parë që prej tre muajve. I biri thotë se është krenar për nënën e tij dhe kjo për Eleonorën është gjithçka.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv