Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmjen e sotme ka ndarë çmimet e përvitshme për “Bletën e Artë”.

Në këtë event mës shumë çmimeve spikasin çmimet e administratorëve të vitit.

Çmimet u ndanë nga vetë kryeministri dhe zv. Kryeministrja Senida Mesi.

Për çmimet administratori i vitit ishin dominuar, Ardit Bido i cili është drejtor i përgjithshëm i arkivave, Perlat Kapisyzi drejtor i Spitalit Universitar, Shefqet ndroqi dhe Hantin Bonati të cilët janë drejtues së sekretariatit kombëtar të ujit.

Në këtë kategori fitues u shpall Perlat Kapisyzi drejtor i Spitalit Universitar dhe Shefqet Ndroqi për të cilin kryeministri ishte shumë i kënaqur për punën e bërë dhe nuk i kurseu lëvdatat.

Ndërsa për çmimet si administratorja e vitit u dominuan Belinda Ikonomi e cila është drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, Rozana Vrapi drejtoreshë e Qendrës së Sherbimeve Arsimore dhe Vasilika Vjero drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.

Këtë çmim Rama ja dorëzoi drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero, të cilës i shprehu vlerësime për punën e bërë vitin që shkoi.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com