“Blihet” 1.9 mln euro trualli
i Ambasadës së Kosovës

TIRANE - Ministria e Jashtme ka shpallur në Fletoren Zyrtare kërkesën për shpronësim, nga ana e shtetit shqiptar, të truallit, mbi të cilin ngrihet aktualisht Ambasada e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin, e nënshkruar nga zv.ministrja Edit Harxhi, thuhet se trualli me një sipërfaqe prej 1.511 metrash katrorë, ndodhur në Tiranë, në rrugën “Donika Kastrioti” në Tiranë, në pronësi të pronarëve Ridvan Ibrahim Resuli, Ingrid Ibrahim Demi, Edvin Ibrahim Resuli dhe Valbona Mentor Mirakaj, do të paguhet nga shteti për interes publik.

Vlera e truallit të shpronësuar do të llogaritet me çmim 180.000 lekë për m2 dhe arrin në 271.980.000 lekë. Objekti që vendoset mbi këtë truall është ndërtuar më pas dhe gjykatat nuk ua kanë njohur pronarëve të truallit të drejtën e pronësisë mbi të.

Për këtë çështja ka patur një debat të gjatë gjyqësor dhe pronarët kanë kontaktuar edhe me ndërkombëtarët, por qeveria duket e vendosur t’ia dhurojë këtë objekt, megjithë truallin, qeverisë së Prishtinës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti