TIRANE- “Prokuroria dhe policia kanë manipuluar provat duke i nisur një dosje të rreme hetimore tim biri”. Kështu shprehet Gëzim Luli, babai i Aranit Lulit, i cili tashmë ndodhet në bankën e të akuzuarve, ku së bashku me 6 persona të tjerë akuzohet veprën penale të pengmarrjes dhe gjobëvënies ndaj tregtarit Julian Bregu.
Gëzimi, që një vit më parë humbi në një ngjarje kriminale djalin 22-vjeçar, tashmë ndodhet mes një beteje, ku përballë ka drejtësinë shqiptare.
Fëmija i vetëm i tij Arianit Luli, ku tashmë ai mban shpresat për tu ringritur, prej gati një viti po kalon një kalvar, duke pasur presionin e vazhdueshëm të policisë dhe drejtësisë shqiptare. Arianiti, së bashku me djalin e tezes së tij Genc Ferhatin, Pajtim Serjanin e disa persona të tjerë janë akuzuar nga tregtari Julian Bregu se e kanë marrë peng dhe më pas e kanë gjobitur. Mirëpo sipas babait të Aranit Lulit, Gëzimit, kjo pengmarrje është inegzistente dhe se policia dhe prokuroria kanë rënë në kurthin e mashtruesit Julian Bregu.
Sipas tij Bregu, dikur ka qenë shok i personave të proceduar, madje ka pasur dhe marrëdhënie tregtare me ta. Ai shton se Bregu për t’iu shmangur detyrimeve financiare ka bërë një makinacion, duke depozituar një kallëzim të rreme, në polici se 7 persona e kishin marrë peng dhe e kanë gjobitur.
/Shqiptarja.com