Këngëtarja britanike Emeli Sandé dhe këngëtari Ben Howard kanë triumfuar në ndarjen e çmimeve “Brit Awards 2013” duke u vlerësuar dyfish.

Ceremonia,e cila u mbajt të mërkurën në Londër solli emra të njohur të muzikës botërore në performanca emocionuese.

Emeli Sandé u kurorëzua me çmimin “Artistja më e mirë Britanike” dhe çmimin e “Albumit më të mirë”.
Ndërsa kantautori i njohur Ben Howard mori çmimin “Artisti më i mirë” si dhe çmimin “Zbulimi i vitit”.

Bendi i folk-rokut “Mumford & Sons” u shpall “Grupi më i mirë britanik”, kurse “Coldplay” mori çmimin e performancës më të mirë live.
E pranishme në këtë event të madh ishte dhe këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora, e cila ishte e nominuar për çmimin “Zbulimi i vitit” dhe për “këngën më të mirë”.

Rita këtë herë nuk arritit të surprizojë siç bën zakonisht pasi nuk arriti të marë asnjë çmim, përveç kësaj Rita u kritikua edhe për paraqitjen që bëri, pasi veshja la për të dëshiruar.
Ndërmjet çmimeve që u ndanë u shpërblye dhe këngëtarja e famshme Adele, e cila mori çmimin “Kënga më e mirë” për hitin “Skyfall”.

Në këtë mbëmje performuan dhe këngëtarë të tjerë të njohur si Taylor Swift, Justin Timberlake, Robbie Williams, grupi One Direction,të cilët dhuruan spektakël.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com