Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “BRIT Awards 2014” në Londër, ku u vlerësuan yjet e muzikës me çmime të ndryshme.

Këngëtarë, këngëtare dhe grupe të njohura u paraqitën në tapetin e kuq të kuruar dhe plot hijeshi.

Ellie Goulding ishte fituesja e parë e natës. Ishte këngëtari Prince i cili i dha asaj trofeun për “British Female Solo Artist”.

Duke u ngjitur në skenë me një fustan të ndryshëm nga ai që u paraqit në tapetin e kuq Ellie tha: -“ Uh… Prince. Faleminderit shumë, unë jam e shokuar. Dua të falenderoj menaxhuesit e mi”.

ellie goulding

Bruno Mars u vlerësua me çmimin “International Male Solo Artist” dhe u shpreh mjaft i ngazëllyer për trofeun e tij.

Ishte këngëtarja Kylie Minogue dhe  Pharrell Williams u ngjitën në skenë për ti dhënë Bruno Mars këtë çmim.

Gurpi “Bastille” u vlerësua me titullin “British Breakthrough Act”.

Grupi më i mirë britanik u shpall “Arctic Monkeys”, duke mundur kështu “One Direction”.


Ja lista e plotë e çmimeve :

BRIT AWARD WINNERS 2014

British Male Solo Artist: David Bowie
British Female Solo Artist: Ellie Goulding
British Group: Arctic Monkeys
British Breakthrough Act: Bastille
Critics' Choice (already awarded): Sam Smith
British Single: Rudimental featuring Ella Eyre - Waiting All Night
British Album Of The Year: Arctic Monkeys - AM
British Video Of The Year: One Direction - Best Song Ever
International Male Solo Artist: Bruno Mars
International Female Solo Artist: Lorde
International Group: Daft Punk
Global Success Aëard: One Direction


(b.tusha/shqiptarja.com)