TIRANE- Gjatë festave të 28-29 Nëntorit priten të zhvillohen në kryeqytetet një sërë aktivitetesh. Dje pasdite janë çelur tri ekspozita që presin këto ditë vizitorët. Njëra është hapur në Bibliotekën kombëtare për 70-vjetorin e Çlirimit, tjetra është hapur në muzeun historik kombëtar dhe e treta është në Qendrën e Studimeve Albanologjike, me relike armësh dhe flamujsh që janë përdorur që në lashtësi nga populli shqiptar gjatë luftërave për liri. Edhe ekspozita “BUNK’ART” e çelur që nga 22 nëntori, ofron 5 hapësira dedikuar 70-vjetorit të Çlirimit.
 
Ndërkaq, kreu i Bashkisë, njëkohësisht kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka organizuar dje pasdite një aktivitetet për viktimat e komunizmit. Në aktivitetet që do të organizojë bashkia nuk përfshihet data e Çlirimit të Shqipërisë, 29 nëntori, por vetëm data 28 nëntor.
 
Këtë bashkia e Tiranës e bën në përkrahje të Partisë Demokratike që njeh vetëm festën e Pavarësisë, 28 Nëntori.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)