“Burrneshat” në konkurrencë
zyrtare në Tribeca Film Festival
Filmi “Burrneshat”, i cili pati premierën botërore në Berlinale 2015 po vazhdon rrugëtimin në festivale. Këtë radhë ky film me skenar nga Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji nga Laura Bispuri do të jepet premierë në Amerikën të Veriut në Tribeca Film Festival, njofton sot Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi “Burrneshat”, i cili pati premierën botërore në Berlinale 2015 po vazhdon rrugëtimin në festivale. Këtë radhë ky film me skenar nga Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji nga Laura Bispuri do të jepet premierë në Amerikën të Veriut në Tribeca Film Festival, njofton sot Qendra Kinematografike e Kosovës.
Ky festival i kategorisë A, do të mbahet prej 15 deri 26 Prill ku “Burrneshat” do të konkurrojë për të njëjtin çmim në “World Narrative Feature Competition” bashkë me filmat si: “The Adderall Diaries” me regji nga Pamela Romanowsky (me protagonist James Franco) pastaj “Franny” me regji nga Andrew Renzi (me protagonist Richard Gere) etj.
“Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda, e cila ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.
Ky film ka një kastë të mrekullueshme aktorësh, të cilëve iu prin aktorja e njohur italiane Alba Rohrwacher bashkë me aktoren shqiptare Flonja Kodheli, Lars Eidinger dhe aktorët Luan Jaha, Ilire Vinca, Bruno Shllaku etj.
Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film Kosovё – Sabina Kodra), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian)./atsh/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18