“Buxheti faktik 2012” ligji i parë
që do të diskutohet në Kuvend
Ministria e Financave ka bërë të ditur se, projektligji është dërguar në Kuvend dhe do të nisë diskutimi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
TIRANË - Ligji për buxhetin faktik të vitit 2012 do të jetë ligji i parë që duhet të diskutohet nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave.
Sipas burimeve nga ministria e Financave, tashmë projektligji është dërguar në Kuvend, nga ku pritet të fillojë diskutimi në fillim të javës së ardhshme. Drafti ishte miratuar nga qeveria Berisha para tre muajve, dhe do të paraqitet në Kuvend nga ministri i ri i Financave, Shkëlqim Cani.
Sipas të dhënave zyrtare, administrate fiskale raporton për vitin 2012 të ardhura totale në 330.4 milardë lekë dhe shpenzime, që arritën 376.2 miliardë lekë. Kjo e çon defiçitin buxhetor në 45.9 miliardë lekë. Sipas planifikimit, për 2012-ën të ardhurat ishin përcaktuar në 355,8 miliardë lekë, shpenzimet 397 miliardë lekë, ndërsa deficiti 41,1 miliardë lekë.
Edhe me këto shifra, vihet re rënie e ndjeshme e të ardhurave, si dhe rritje e shpenzimeve. Po, gjithsesi, qeveria e re mund të kërkojë të rishikojë shifrat, me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe kështu projektligji edhe mund të kthehej mbrapsht.
Viti 2012 ishte i pari, gjatë të cilit u tejkalua kufiri i vendosur më parë për borxhin pubik prej 60% të PBB-së. Më tej, mazhoranca e mëparshme e shfuqizoi krejtësisht kufirin, duke lejuar Financat që të marrin borxh pa kufizim, masë kjo, që pritet të revokohet nga qeveria aktuale.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45