TIRANE - Padia e Partisë Demokratike, e cila kërkon shpalljen si antikushtetuese të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të shqyrtohet më 10 shkurt të këtij viti.

3 muaj pas padisë së opozitës, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që palët të përballen me argumentet e tyre juridik në lidhje me padinë e ngritur e të dalë më pas me një vendim.

Në padinë e saj, opozita kërkon shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

Palë ndërgjyqësore në këtë proces pritet të jenë Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti, të cilët me ndryshimet ligjore i hapën rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.



byroja e hetimit

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)