Trajneri i ekipit të Juventusit Antonio Conte, sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, do të dënohet 10 muaj pezullim nga të gjithë aktivitetet sportive për shkak se kishte dijeni në trukimin e dy ndeshjeve. Gazeta i referohet burimeve brenda Prokurorisë Federale. Conte nuk arriti të shpëtonte nga akuzat duke e kthyer kështu në një fakt të kryer dënimin, i cili është i pashmangshëm.

Ndërsa dëshmia e Masiellos, që fajëson Bonuçin dhe Pepen për fiksimin e rezultatit të ndeshjes Udinese-Bari në edicionin 2010-11, është gjykuar si e pabesueshme duke liruar nga akuzat dy futbollistët. Ndryshe nga trajneri i tyre, që do të peanlizohet për dijeninë që kishte në fiksimin e dy ndeshjeve kur drejtonte Sienën në serinë B. Ndërkohë që drejtuesit ekipit të Juventusit me në krye presidentin Anjeli, janë shfaqur në krah të trajnerit të tyre duke e mbrojtur nga akuzat dhe cilësuar si qesharake. Por e vërtëta mund të jetë mjaft e hidhur për kampionët e italisë, të cilët duhet të futen në merkato për të gjetur zëvendësin e Contes, shkarkimi i të cilit mund të bëhet fakt i kryer në ditët në vijim.

(d.b/shqiptarja.com)