“Çobo Rrapushi” mbush 70 vjeç
Nderohet nga kolegët

“Çobo Rrapushi” mbush 70 vjeç<br />Nderohet nga kolegët
FIER - Artisti i Popullit, Luftar Paja ka festuar 70-vjetorin e lindjes. Nderi i qarkut te Fierit dhe fituesi i dhjetëra çmimeve ka marrë në skenën e teatrit të "Bylis" urimet e të afërmve kolegëve e miqve. Ceremonia festive nisi në hollin e teatrit "Bylis", protagonisti Paja ka shpërndarë autografe për librin monografi të tij "Çobo Rrapushi me vartësit".
Me tej ceremonia ka vijuar edhe me një shfaqje nga jeta dhe vepra e artistit. Luftar Paja ka lindur në fshatin Goroshovë të komunës Cakran rrethi Fier në 1 Dhjetor 1941. Ka studiuar për aktor kursin njëvjeçar në Teatrin Popullor në vitin 1963. Për 45 vjet në skenë ka luajtur mbi 700 role dhe ka marrë pjesë në 130 premiera estrade.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë