Me diçiturën “Miqtë e rinj” (“Nouveaux Amis”) karikatura paraqiste klerikët që kishin të shkruar në brendi “Unë jam “Charlie” (“Je suis Charlie”) Revista satiro-humoristike franceze “Charlie Hebdo” që u bë qendër e vrasjeve të terroristëve islamikë publikoi një karikaturë të përfaqësuesve të besimeve të shqiptarëve që morn pjesë në Marshimin e Paqes në Paris të dielën.

Njera nga karikaturat u botua në pjesën e poshtme të faqes së revistës që iu vranë 10 gazetarë e karikaturistë si dhe dy policë pranë ndërtesës së saj në 9 janar 2015 në qendër të Parisit. Karikatura e përfaqësuesve të besimeve shqiptare u publikua në numrin e së mërkurës që u shit me më shumë se 5 milionë kopje.

Me diçiturën “Miqtë e rinj” (“Nouveaux Amis”) karikatura paraqiste klerikët që kishin të shkruar në brendi “Unë jam “Charlie” (“Je suis Charlie”). Klerikët Myftiu i Tiranës, Imam Ylli Gurra nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, Peshkopi i Krujës, Andon Merdani nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Kregjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Ibrahimaj dhe Imzot Lucian Avgustini nga Kisha Katolike u duartrokitën dhe u përshëndetën prej mijëra qytetarëve kur ecnin krahpërkrah në rrugët e Parisit ditën e Marshit të Paqes.

charlie hebdo


charlie hebdo

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)