Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha sot se “chek-up”-et kanë bërë të mundur marrjen një informacioni të vlefshëm për llogaritjen dhe raportimin e shumë treguesve shëndetësorë.
“Treguesit shëndetësorë të ofruar nga kontrolli mjekësor bazë i popullatës 40-65 vjeç që në kemi filluar ta zbatojmë prej tashmë një viti, ofrojnë informacion shumë të vlefshëm për llogaritjen dhe raportimin e shumë treguesve shëndetësore që janë pjesë edhe e këtij manuali”, tha Beqaj në Takimin për paraqitjen e Manualit të Treguesve Shëndetësorë për Shqipërinë, të organizuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Zyra e UNICEF-it në Tiranë.
“Asnjë sistem shëndetësor nuk mund të funksionojë pa informacion të saktë”, tha ministri.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com