“Cosi fan tutte”, një opera me
ngjyra romantike dashurie

“Cosi fan tutte”, një opera me<br />ngjyra romantike dashurie
TIRANE- Një nga kryeveprat e Mozartit, një komedi e llojit joshës dhe erotik e mashtrimit dashuror qoftë tek gruaja, qoftë te burri do të zbres në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga lirikët shqiptarë. Një opera që pritet të sjell një spektakël me ngjyra romantike, ndryshe nga çjemi mësuar të shikojmë në skenën shqiptare.
Opera “Cosi fan tutte”, e cila u dënua si imorale në shfaqjet e para të saj, sot konsiderohet si Opera e cila ndryshe është quajtur edhe shkolla e të dashuruarve. Kjo opera do të vijë në skenë me një lojë gjuhësore të rafinuar, me jehona artistike (homazh qytetërimit rilindas të Ariostos).

Çfarë e bën të vërtetë simbolikën është emri i Dorabelës, që rrjedh nga bashkimi i emrave Doralice dhe Isabella. Dorabela me Fiordiligin janë protagonistë të operas. Shfaqja e parë u ngjit në skenë në Burgtheater të Vjenës në 2 janar 1790, por vazhdon të shfaqet dhe pëlqehet edhe në mijëvjeçarin e tretë. Sekreti i jetëgjatësisë së saj është në magjinë e muzikës mozartiane, në historinë e mprehtë dhe intrigante të një basti të rrezikshëm, treguar me mjeshtëri nga vargjet e Lorenzo Da Ponte, i cili vë në provë qëndrueshmërinë e ndjenjave për të zbuluar gjithë brishtësinë e qënies njerëzore.

Opera lirike me dy akte vjen me regji të Nikolin Gurakuqit dhe nën interpretimin e sopranos Shpresa Beka në rolin e Fiordiligit, Vikena Kamenica, Sonila Baboçi dhe Emiljana Palushaj në rolin e Dorabellas. Në rolin e Gulielmos është Aurel Thellimi, Solen Alla dhe Ergys Mita në rolin e Ferrandos: në rolin e Despinës do të këndojë Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, ndërsa Don Alfonso është Armand Likaj. “Cosi fan tutte”, është opera e tretë dhe e fundit e operave të shkruara nga kompozitori Moxart mbi libretin e Lorenzo da Pontes. Dramë e gëzueshme në dy akte me regji dhe skenografi të Gurakuqit me kostumet të Taulant Pustinës, vjen në datat 19-21-23 Shkurt 2014, Ora 19.00.
 
Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane