TIRANE - Gara për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike po përjetohet "ethshëm" edhe nga e majta...Kjo, ndoshta edhe për shkak të akuzave që kandidatët hedhin ndaj njëri-tjetrit se pjesë e këtyre zgjedhjeve janë bërë dhe funksionarë socialistë.
Është kryetarja e komanduar e FRESSH, Joleza Koka, e cila duke postuar në Facebook një artikull të Shqiptarja.com për fejesën e Belind Këlliçit me vajzën e këshilltarit të Ramës, Artan Shkreli dhe deputetes së PS Ledi Shamku, sulmon mediat dhe merr në mbrojtje kandidatin për FRPD-së.
Koka shkruan se njerëzit janë të lirë të dashurojnë kë të duan në 2015-ën.
"Boll u futët nëpër dhomat e dynjasë se nuk është bukur", shkruan Joleza Koka.

Ndërsa nga ana tjetër ne urojmë dhe shpresojmë që Jolezës të mos i "bjerë në kokë" për ndonjë demokrat se socialistët parimorë s'do ia falnin kurrsesi asaj "tradhtinë" e idealëve për hir të dashurisë...
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com