“Deloitte” dhe “Agents” do të
auditojnë borxhet e shtetit

“Deloitte” dhe “Agents” do të<br />auditojnë borxhet e shtetit
TIRANË - Qeveria shqiptare ka përzgjedhur paraprakisht “Deloitte & Touche” dhe “Crown Agents” si dy kompani të njohura ndërkombëtare që do të asistojnë qeverinë për realizimin e auditimin e borxheve që shteti u ka kompanive, të cilat kanë kryer punë publike, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve. Nga ministria e Financave nuk bëhet e ditur që të jetë zhvilluar ndonjë garë publike për përzgjedhjen e tyre.

Deloitte ka përvojë në Shqipëri, pasi ka kryer auditimin e piramidave financiare, ndërkohë që Crown është pajtuar edhe nga qeveria Berisha për procese të ndryshme arbitrazhi.

Pas pak ditësh, pritet të përzgjedhjet, me prokurim të drejtpërdrejtë, një nga këto dy kompani të njohura në tregun ndërkombëtar në fushën e auditimit dhe këshillimit. Por, mund të zgjidhen edhe të dyja, me detyra të veçanta, theksuan burime nga Financat. 

Punonjës dhe drejtues të këtij dikasteri kanë nisur tashmë hartimin e projekt-kontratave, që do të lidhen me këto dy kompani, ku do të përcaktohet kostoja për shteti shqiptar dhe afatit që do të kenë ato për një pasqyrim real të financave publike.

Qeveria Rama ka vendosur të ngrejë një grup pune për Shërbimin e Auditimit të Borxhit të krijuar që institucionet shtetërore i kanë subjekteve vendase apo të huaja për shërbimet e kryera, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve.

Edhe pse në vend ka disa struktura auditimi, duke nisur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ato nuk kanë kapacitetet dhe eksperiencën e duhur profesionale për të realizuar një proces të tillë. Ndërkohë, të huajt mendohet se do të jenë më të paanshëm në këtë proces.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik