“Dhoma 609” kënga e cila do
të na befasoj në “Top Fest”

“Dhoma 609” kënga e cila do<br />të na befasoj në “Top Fest”
Bukuroshja e  cila prej kohësh është vënë në qendër të mediave rozë për shkak të këngës së saj “Dhoma 609”, këngë e cila i ka dhuruar jo vetëm emocion, por edhe është komentuar shumë jo vetëm në rrjetet sociale, tregon se do të befasoj në fianlen e madhe!

Beatrix Ramosaj ashtu siç e pohon dhe ajo vetë, ndodhet para një momenti të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore, pasi ajo tashmë jo vetëm që është në finale, por rendidtet si njëra nga këngëtaret favorite për të fituar trofeun e “Top Fest 12”.

“Jam shumë e emocionuar pasi na ndajnë vetëm disa orës larg finales së madhe. Pavarësisht faktit që jam gjendur përballë mediave, për shkak se kënga dhe paraqitja ime erdhën si një provokim në skenë, mendoj se skena e lejon këtë gjë”, tregon Trixa.

Këngëtarja me origjinë kosovare premton se nuk do ti zhgënjej fansat, do të sjell një perfomancë të pa parë ndonëjehrë në skenë, duke na lënë të kuptojm se kënga “Dhoma 609” do të bëjë bujë gjatë këtij edicioni.  

“Performanca e finales do të jetë edhe më e guximshme, më artistike, më provokuese dhe më e kuruar profesionalisht dhe se besoj se do ta ndezë skenën flakë bashkë me trupën e baletit” thekson Beatrix.

beatrix ramosaj

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi