“Diabeti i fëmijëve, obeziteti armiku
 nr. 1, kujdes ushqimin në shkolla”

“Diabeti i fëmijëve, obeziteti armiku<br /> nr. 1, kujdes ushqimin në shkolla”
Kur unë u diplomova në vitin 1965, për diabetin, thuhej që edhe në botë, 50% e të sëmurëve që janë me diabet, nuk e dinin që e kishin atë. Ne e dimë se cili është kontingjenti i njerëzve që kërcënohen nga diabeti. Nuk po flasim për diabetin e Tipit 1, që është tjetër gjë, është një sëmundje autoimune, e cila përbën vetëm 10% të rasteve. Po flasim për diabetin e Tipit 2, i cili zakonisht gjendet te të moshuarit, te njerëzit e shëndoshë.

Këta njerëz nuk është se kanë vetëm diabet, por kanë edhe hipertension dhe yndyra të larta. Pra, të gjitha këto që përmenda, përbëjnë faktorë rrezikues për të dëmtuar zemrën dhe arteriet e gjakut. Pra, diabeti është si ai banditi që është pjesë e një bande sepse i sëmuri mund të vdesë nga hipertensioni. Pra, duhet të rikonceptojmë atë qasjen jo fragmentare. Nuk mund të zgjidhet problemi i diabetit nëse nuk shihet në dritën e sëmundjeve kronike në tërësi. Njerëzit duhet të kontrollojnë shëndetin e tyre, pavarësisht ka apo s’ka Chek-up, sepse në çdo vit e në çdo kohë në mjekësi ka qenë e mundur që njerëzit ta bënin këtë, mjaftonte që ta dëshironin.

Pse s’është bërë? Nuk është bërë sepse njerëzit neglizhojnë, nuk vijnë të kontrollohen. Dhe ky problem ekziston edhe sot, pavarësisht nëse thuhet apo jo. Pra, vijmë te çështja e kulturës shëndetësore, se sa njerëzit janë të informuar që të vijnë dhe ta përdorin sistemin shëndetësor. Duhet të vijnë të gjithë njerëzit me mbipeshë. Ky është një grup tjetër njerëzish, të cilët janë të predispozuar për t’u prekur nga diabeti dhe që duhet të ekzaminohen te mjeku.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë