“Dinastia Tendeschini” i Anila Varfit
shfaqet në Teatrin Kombëta

“Dinastia Tendeschini” i Anila Varfit <br />shfaqet në Teatrin Kombëta
TIRANE - Dokumentari “Dinastia Tendeschini” u shfaq mbrëmë në Teatrin Kombëtar. Ideja për realizimin e këtij dokumentarit historik zuri fill në vitin 2009, atëherë kur regjisorja Anila Varfi vizitoi për herë të parë shtëpinë e kësaj familjeje në Durrës. Historia e familjes Tedeschini në Shqipëri nis në vitin 1766, kur Emidio Tedeschini erdhi në Shkodër si mjeku dhe farmacisti i parë i huaj në Shqipërinë e asaj kohe. Ai e ushtroi profesionin në Shkodër deri në vitin 1789.

Më pas u zhvendos në qytetin e Durrësit, punoi si zëvendës i Konsullit të Venedikut dhe si konsull i përgjithshëm për Austro-Hungarinë. E kështu për tre breza anëtarët e kësaj familje ndoqën karrierën diplomatike. Aktualisht e konsiderojnë veten vendas dhe vazhdojnë të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Nëpërmjet historianit Willy Kamsi, inxhinierit Enver Dibra, doktorit Ali Sula etj., Varfi kërkon të dokumentojë vlerat e trashëgueshme të Tedeschini-ëve. Regjisorja Varfi thotw se “Familja Tedeschini është një familje e vjetër të parët e të cilëve janë fisnikë me origjinë nga Vasto e Italisë që bënte pjesë në Mbretërinë e Napolit, të cilët kanë qenë mjekë dhe farmacistë dhe në të njëjtën kohë edhe me funksione diplomatike si konsuj të përgjithshëm të Republikës së Venecias qysh nga viti 1766 dhe mbas vitit 1800 si konsuj të përgjithshëm të perandorisë Austro- Hungareze në territorin shqiptar të perandorisë turke.

Ata e përcollën profesionin e tyre nga njëri brez në tjetrin përgjatë një historie treshekullore. Fillimisht erdhën si mjekët e parë në Shkodër (Scutari) në vitin 1766 të thërritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. Emidio Tedeschini i Parë erdhi si mjeku dhe farmacisti i parë i huaj në Shqipërinë e asokohe. Ai e ushtroi këtë profesion deri në vitin 1789 dhe po atë vit Tedeschini i parë zhvendoset në qytetin e Durrësit (Durrazo) ku kryen edhe funksionet e zëvendëskonsullit të Venedikut e më pas si konsull i përgjithshëm për Austro-Hungarinë. Kjo familje përgjatë qëndrimit në Shqipëri shërbeu me 3 breza konsujsh të Venedikut dhe më pas Austro-Hungarisë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren